• |
ide | kryesore

Rama i vendosur për shembjen e Teatrit, nxjerr fotot e TOB-së: Kush ka sy të shikojë…

Lajme, Të fundit



Kundërshtimi i komunitetit të artistëve, të cilat kanë pothuaj 1 vit e gjysmë që bëjnë qendresë periodike të përnatshme kundër shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, duket se ka rënë në vesh të shurdhër, pasi kryeministri Edi Rama dëshmon në vazhdimësi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një Teatri të ri.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Rama ka njoftuar se së shpejti do të ndërtohet një Teatër të ri i Operas dhe Baletit. Kreu i qeverisë shkruan edhe pse kjo godinë ishte “ku e ku” më e mirë se ajo e TK-së, të cilën e quan “karakatina e turpshme prej tallashi”, sërish nuk mund të krahasohej me asnjë nga teatrot e Evropës.

Kreu i qeverisë, u ka dhënë edhe një mesazh artistëve që vijojnë të protestojnë kundër zbatimit të planit për shembjen e TK-së, duke shkruar se godina e re, përveçse do të jetë një gëzim nga brenda, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore.

 

POSTIMI I PLOTË:

SË SHPEJTI SHQIPËRIA do të ketë një TEATËR TË RI TË OPERAS DHE BALETIT (Shihni fotoalbumin e kantierit?) – Opera, edhe pse ishte ku e ku më e mirë, se sa karakatina e turpshme prej tallashi e Teatrit Kombëtar, nuk krahasohej dot as me teatrot e qytezave të Europës?

Dhe me këtë rast, kush ka sy të shikojë e mendje të mendojë, mund të shohë (edhe pse ende s’ka përfunduar Salla e Madhe e shfaqjeve), pa asnjë mundim, dallimin si nata me ditën, mes pasionit tonë për të bukurën e për dinjitozen dhe lidhjes së pandashme me shëmtinë e me pisllëkun, të atyre që u vriten sytë nga drita e të resë?

Ja kështu, njësoj, do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar, i cili përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore, falë talentit të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjoze “BIG”?

(Kjo vlen edhe për ata që e kanë romuzin 3D në majë të gjuhës kur komentojnë, sepse para se të niste ky kantier, 3D ishte edhe kjo këtu?)

 

 



4 Comments

  1. Per faqe tzez. Po na dalin gjak nga syt. Po nejse nuk ka rendesi, kshu te pelqen ty kshu do behet. Me çëndet

  2. Ore poky qenka me te vertet 100% i cmendur, hajdut ,arogant , rrugac i rendomt . Morte krye M…… me thuaje ti dhe ata zagaret”artist ” qe vijne pas teje ne cilin vend te botes prishen ndertesat e vjetra kulturore , nje vend me thoni .Perkundrazi ata i reztaurojne dhe i mirembajne .Eshte per te ardhur keq se nga viti 1992 e keteje asnje qeveri si e majte dhe e djathte nuk ka investuar per ta rikostruar teatrin popullor .Kurse ti kryeM….. kerkone ta shkaterosh,pale je edhe “artiste” Kam shprese ne paktin e bere midis PD dhe artisteve per rikostrusionin e teatrit (dhpresoje qe te fitoje opozita ne zgjedhjet parlamentare )

  3. Ti nuk po e krruan me gjethe fiku , ti po e kruan me hiskell . Koka ben e koka peson o hajvan me brire dreri .
    Provoje dhe ke per te pare qe fundi yt eshte i pashmangshem dhe do derrmohesh keq fare .
    Zbato ato qe te tha Çani se ke per tja pare hajrin iditesise dhe harbyterise tende .

  4. Idiot kaq di te them. Per aq do te besh kullat e tuaja maniak per te bera afera korruptive ne to, Kullat e tjera i ke bosh se dhe mafiozet punojne part time jo full time, Teatrin jepje me donacion ta ndertojne e rregullojne vete qytetaret Shqiptar, leri te votojne sic dolet me laps ne dore per te votuar malin e Tomorrit. Ju dogji aty e? po ketu pse nuk ju djeg te dilni me laps ne dore si socialista nazista nje te njerkes e nje te buc*s qe jeni?

    Nje pjese e mire e njerzve nuk duan per keto arsye mendoj une.

    1) Qe i je qepur ti si i fiksuar. 2) Qe do ta ndertosh me para oligarkie . 3) Nje kulle >Nje teater. Nje kulle >Nje TEC/HEC.

    Lerja njerzve ta rregullojne me donacione pa futur turinjte ti kaq mjafton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *