• |
ide | kryesore

Shkoi me pushime tek e motra në Itali, makina përplas për vdekje 16-vjeçarin shqiptar

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku një i ri shqiptar është shtypur për vdekje nga një makinë.

Mediet fqinje raportojnë se viktimë ka mbetur 16-vjeçari i identifikuar si Veismail James. Adoleshenti, që ndodhej në Itali për të kaluar pushimet me të motrën, është goditur për vdekje nga një makinë e tipit “Peugeot”, që drejtohej nga një shtetase me inicialet C. S.

Nga të dhënat e deritanishme, hetuesit dyshojnë se si shkak i aksidentit fatal për të riun të jetë bërë përgjumja në timon e drejtueses së automjetit.

Megjithatë, Policia po vijon hetimet, ndërkohë që pritet rezultati i autopsisë së viktimës për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.

 


1 Comment

  1. Me siguri emrin e ka Ismail po italianet ia kane bere lemsh dhe ju nuk e rregulloni. Mbiemrin ka shume variabla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *