• |
ide | kryesore

Tha se dy shqiptarë tentuan ta përdhunonin, zbulohet plani që kishte stisur norvegjezja

Lajme, Të fundit



Mediat greke raportonin ditën e djeshme se një turiste norvegjeze kishte denoncuar se dy të rinj shqiptarë, 23 dhe 28 vjeç, me banim në Greqi, kishin tentuar që ta përdhunonin në ishullin Rodos.

Sipas mbulimit të mediave fqinje, turistja norvegjeze, 19 vjeçe, kishte rrëfyer se ishte përdhunuar nga dy djemtë shqiptarë, të cilët më pas i kishin kërkuar që t’i drejtohej bankomatit dhe t’u jepte atyre kartëmonedhat e tërhequra.

Por, dy të denoncuarit, me lidhje gjaku mes tyre (kushërinj), e kanë mohuar në dëshminë e tyre abuzimin ndaj të resë, duke thënë se përkundrazi gjithçka kishte ndodhur me dëshirën e saj.

Ka qenë avokatja e dy shqiptarëve, Maria Krikopoulou, e cila e ka mbështetur pohimin e djemve, duke këmbëngulur se denoncimi i norvegjezes është i qëllimshëm për të përfituar abuzivisht nga siguracionet.

Gjykata mori në konsideratë këteë pretendim të palës mbrojtëse, duke marrë vendimin që dy djemtë të hetohen të lirë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *