• |
ide | kryesore

Thirrja e Bashës nga Puka: Koha të shporrim Ramën! Ktheu vendin në moçal varfërie

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të turit të takimeve me strukturat lokale të demokratëve, ka nisur intensivisht edhe fushatën për 13 tetorin, datën kushtetuese të dekretuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Ndalesa e radhës e kryedemokratit ishte qyteti i Pukës, ku deklaroi se qeveria e kryeministrit Edi Rama, i ka shkaktuar një dëm të madh vendit dhe familjeve shqiptare gjatë qeverisjes 6-vjeçare. “Organizata e strukturuar kriminale e rilindjes, e shndërroi vendin në një moçal të papunësisë e të mjerimit, ku nuk ka më as punësim, as shanse për rininë, madje as krijim të familjeve të reja, siç informohem me shumë trishtim se po ndodh në Pukë e në të gjithë vendin”, është shprehur Basha.

Lideri i opozitës së bashkuar joparlamentare e ka cilësuar Parlamentin si landfillin e Republikës, ku çdo vendim i marrë prej tij, është kundër interesit publik. “Janë vendime për të vjedhur buxhetin, për të vjedhur pasuritë e vendit, për të vjedhur pyjet, malet, lumenjtë, mineralet, naftën, bregdetin, me PPP, koncesione, tendera. Kanë shpikur gjithëfarë mënyrash vetëm një qëllim: vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, vjedhjen dhe grabitjen e taksave të shqiptarëve, për hesap të 5 bandave kriminale dhe 5 oligarkëve, që përbëjnë qeverinë e vërtetë të hajdutit psiqik Edi Rama”, theksoi Basha.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kreu i PD-së iu drejtua të pranishmëve në takim me thirrjen “ka ardhur koha ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Puka dhe nga gjithë Shqipëria”. “Ashtu siç patëm paralajmëruar, 30 qershori u kthye në një referendum kombëtar “Rama ik”, u kthye në një varrezë politike të organizatës kriminale dhe hajdute të Rilindjes. 85 % e shqiptarëve treguan përmasat e vërteta të shumicës së re në vend, të shumicës “Rama ik”.- tha ndër të tjera Basha.

 

 



3 Comments

  1. Te doli boja dhe ty, Ik me mire me pushime e lerja kete pune nje grupi njerzish te rinj qe nuk i kane perlyer turinjt me asgje e te shofesh si e shporrin fiksim Ramen brenda 24 oreve.

    1. Ky ka mbeshtetjen e evropianeve dhe sorosianeve qe duan te perfitojne ne kurriz te ketyre te rinjve. I perdorin si skllever., ky po tenishte ndinjeri do kishte bere diçka thjeshte i ka thene merkeli dhe sorosi ndiq hapat e rames. Duan re na nxjerrin sikur vuaj e nga ndinje aindrome komunisre. Ne te vertet e vropa vazhdon ndjek hapat e komunizmit njk ka ndryshuar ndonjehere, madje dhe fene e ka uzurpuar. Kshuqe sa do te flas per koral evropa me keq do behet megjithese kane vjedhjr aq shjme fonde nder dekada saqe kane fuqi te bejne cte duan dhe ta shtremberojne te verteten. Nje gje nuk kuptoje me evropianet e leshit, kur pranuan tezen e kurbanit te rames pse nuk behen vet kurban per nje kauz te mire ? E di pse ? Se jane komunista, dhe komunistat nuk e pranojne asnjehere qe gabojne ?… asnjehere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *