• |
ide | kryesore

Tjetër tërmet i fuqishëm në Greqi, reagon kryeministri

Lajme, Të fundit



Greqia vijon të jetë nën “ethet” e tërmeteve të fuqishëm.

Lëkundjet e radhës janë ndjerë mesditën e sotme rreth orës 12:51, në Karpathos.

Sipas Institutit Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës, dridhjet ishin 4.8 në shkallën Richter. Epiqendra e tërmetit lokalizohet 71 km në juglindje të Karpathos dhe thellësia e tij ka arritur në 5 km.

Lidhur me këtë situatë të pazakontë me tërmete gati periodike, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis, i cili ndodhet për një vizitë tre-ditore në ishull.

Ne lëvizëm pak në Karpathos, por unë u informova se nuk ka lëndime dhe lëndime.“- shkruan Mitsotakis në rrjetet e tij sociale.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *