• |
ide | kryesore

Tmerr në SHBA, breshëri plumbash në qendrën tregtare, të paktën 18 të vrarë

Planet



Policia në shtetin Teksas njofton në këto momente se në një qendër komerciale në qytetin El Paso po shpaloset një incident me armë zjarri.

Policia njoftoi përmes një postimi në Twitter për incidentin duke u bërë thirrje njerëzve të mos i afrohen zonës ku ndodhet një qendër shitblerjeje e njohur si Cielo Vista Mall.

Kanali lokal i lajmeve KVIA tha se situata po zhvillohej në një dyqan Walmart. Rrjeti i lajmeve CNN njofton se tre restorante në zonë kanë mbyllur dyert duke reaguar ndaj situatës emergjente.

Në komente për rrjetin CNN, kryetari i bashkisë së El Pasos tha se janë arrestuar tre persona të dyshuar. Sipas medias lokale burime policore kanë thënë se ka një numër viktimash./VOA/

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *