• |
ide | kryesore

U ekstradua sot nga Greqia, vrasësi i ’97-s në listën “e zezë” të Tiranës (FOTO)

Lajme, Të fundit



Shtetasi shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, Fatos Metushi, i cili është ekstraduar sot prej Greqisë nga Interpol Tirana, rezulton të jetë në listën e personave më të kërkuar në Tiranë.

Në njoftimin e lëshuar për shtyp, Policia njofton se 53-vjeçari Metushi nga Fieri, akuzohet për vrasjen me armë zjarri të shtetasit S. A., më 1997.

Metushi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Në listën e publikuar nga Policia, Metushi renditet mes 22 “gangsterëve” më të kërkuar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *