• |
ide | kryesore

Afro 30 të vdekur/ Dy masakra brenda 24 orëve në ShBA

Arkiva, Kryesore



Shtetet e Bashkuara u tronditën përsëri nga të tjera vrasje masive këtë fundjavë. Më pak se njëzet e katër orë pas një të shtëne të parë me armë në Teksas ku mbetën të vrarë njëzet vetë, nëntë njerëz u humbën jetën të dielën, në 4 Gusht, pasi një person lëshoi breshërinë e armës së vet, në skajin tjetër të vendit, Ohio.

Këto janë i 250 dhe 251 rast, kur vrasje masive me më shumë se katër persona, kanë ndodhur që prej fillimit të vitit në Shtetet e Bashkuara, sipas OJQ-së Arkivi i Dhunës me Armë (Gun Violence Archive).

Sot në Ohio, një shtet në verilindje të vendit, gjashtëmbëdhjetë persona u plagosën gjithashtu gjatë të shtënave që ndodhën në qytetin e Dejtonit. Vrasësi hapi zjarr rreth orës 1:00 pranë një bari, “Bar Ned Peppers”, deklaroi një polic në kanalin lokal WHIO-TV7. Më pas ai u qëllua për vdekje me shpejtësi nga policia.

I dyshuari ishte i armatosur me një “armë të gjatë dhe shumë municion”, tha Matt Carper, një oficer policie lokal. “Ne kishim disa oficerë policie në lagje kur filloi ky incident, kështu që pati një episod shumë të shkurtër dhune, ishim shumë me fat,” shtoi ai.

Les forces de l’ordre se tiennent devant l’entrée du supermarché où a eu lieu la fusillade, à El Paso, au Texas, le 3 août.

Forcat e rendit duke qendruar para supermarketit ku ndodhi krimi ne El Paso , Teksas/ MARK LAMBIE / AP

20 të vdekur në Teksas

Disa orë më parë, një tjetër breshëri vrau njëzet vetë në Teksas. Njëzet e gjashtë të tjerë u plagosën, disa prej tyre janë në gjendje kritike. Sulmi erdhi në mes të mëngjesit, pranë një hipermarketi “Walmart” të njohur në komunitetin hispanik. Sulmuesi, një i bardhë 21 vjeç, u arrestua dhe u vendos në arrest nga policia. Ajo po heton si shkak të mundshëm të krimit “urrejten”, e cila në Shtetet e Bashkuara i referohet sulmeve të motivuara nga origjina, feja ose orientimi seksual i viktimave.

“Aktualisht, ne kemi gjetur një manifest të vrasësit që tregon se ai mund të ketë lidhje me një krim të mundshëm të urrejtjes,” tha shefi i policisë El Paso, Greg Allen për një konferencë për shtyp . “Ky manifest flet për racizmin, intolerancën dhe ndarjen,” tha Veronica Escobar, kongresmenja nga Teksasi.

Veprim

Në Shtetet e Bashkuara, ku armëmbajtja është e ligjshme, tragjedi të tilla kanë prekikur shpesh shkollat, si dhe vendet e kultit, punës ose biznesit. Ashtu sikurse ndodh gjithmonë edhe këtë herë zëra të shumtë u ngritën për të kërkuar rregullim më të mirë të tregut të armëve të zjarrit. “Tani eshtë koha që të veprojmë dhe t’i japim fund kësaj epidemie të dhunës që lidhet me armët”, ka postuar në tëeeter kandidati për primaret demokrate dhe ish presidenti Joe Biden.

Pergatiti Lapsi.al/ Burimi Le Monde



2 Comments

  1. Ne bregun perendimor vriten palestineze te pafajshem cdo dite. Ne luften e fundit ne siri ka 600 000 viktima dhe 10.000.000 te shperngulur. Ne nigeri dhe somali vdesin ende femije nga uria. Ketu degjojme vrasje cdo dite. Mos permendim afganistan pakistan ruanda irak jemen po vriten cdo dite. Eshte mire te lexoje dhe te informohet cdo njeri se cfare ndodh ne boten mbare nga kriminele qe te ndejme vertet keqardhje per miljona te pafajshem perfshire dhe te mbyturve ne dete . Keqardhje te sinqerte dhe njerezore duke bere gjithmone empati por jo hipokrizi. Se cfare ndryshimi do te kishte krimineli nga hipokriti apo bashpuntori apo indiferenti……nga njeri tjetri? Te ndjejme keqardhje per te gjithe njelloj per te gjitha llojet e krimeve kudo ndodhin. Neser mund te jete radha jon. Ligji 3 i njutonit. Pervec te tjerave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *