• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Të plagosurit në Vlorë babë e bir, autorët 2 persona (FOTO+VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së dielës në Vlorë. Në një lokal në zonën e Plazhit të Vjetër ka pasur një përplasje me armë. Burime në vendin e ngjarjes thanë se kanë qenë 2 persona që kanë hapur zjarr në drejtim të 4 të tjerëve. 3 persona kanë mbetur të plagosur, njëri në gjendje të rëndë i cili është pronari i lokalit Arben Brahimaj.

Dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, njëri prej të cilëve është djali i pronarit të lokalit djali i tij Brikelo Brahimaj dhe nipi i tij Olsi Beqiri. Policia thotë se ka bërë të mundur identifikimin e autorëve duke dhënë edhe inicialet e tyre, E.XH dhe Sh.L..

Ata janë larguar në drejtim të Pyllit të Sodës dhe se policia është vënë në ndjekje të tyre. Në operacion po merr pjesë policia e Vlorës, në ndihmë të të cilës ka shkuar edhe Delta Force dhe FNSH e Fierit. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *