• |
ide | kryesore

Mesazhi i koduar i Metës: Gjithë krimbat u bënë flutura…

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka postuar një poezi të poetit Hamit Aliaj, por nuk ka lënë jashtë politikën duke ironizuar dhe thumbuar aktorët e saj me një varg të poezisë.

“Këtu nga Bjeshkët e Sharrit, sapo mësova se poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, përfaqësuesi dinjitoz i shkollës poetike të Tropojës, por që me krijimtarinë e vet cilësore është bërë edhe zë i rendit të parë të poezisë shqipe, ka ditëlindjen. Ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit, e ta shoqëroj këtë urim timin me një nga poezitë e tij të bukura:

HISTORI

Luftën e fituam,
Nga fitimtarët,
Asnjë nuk u kthye i gjallë!

Hymni i ri i lirisë
Vetëm dy vargje ka:

“Do vijnë ditë të bukura,
Gjithë krimbat u bënë flutura”!

Ohohhoo, more hej!” – shkruan Meta.



3 Comments

    1. Eshte rama ai qe merr ilaçe. Mos e bej bajat mhb, e di qe ju ka dal surrati juve parazitave te socializmit por mos dilni kaq hapur me nerva, mjafton te shkosh te bythqim fuga dhe te ben ai nje post, madje e ndihmon dhe lafsha ajoles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *