• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Njeriu që fluturon” përshkon kanalin e La Manshit për 23 minuta

F1, Planet



Pas një tentative të dështuar në 25 korrik, 40-vjeçari nga Marseja, Frank Zapata, ish-kampioni botëror i jetski, ka arritur të kalojë me fluturim Kanalin e La Manshit me Flyboardin e tij. Zapata u ngrit në fluturim të dielën në mëngjes nga plazhi i Sangatte, pranë Calais dhe është ulur pas 23 minutash në bregun e St Margaret’s në Cliffes, në Dover. E pajisur me 5 turbina të vogla, Flyboard mund të arrijë shpejtësinë deri 190km/orë. Kalimi i kanalit të La Manshit është bërë i mundur në 23 minuta, pas një ndalese të shkurtër në gjysmë të rrugës, mbi një barkë, për t’u furnizuar me karburant.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *