• |
ide | kryesore

13 tetori/ PD paralajmëron anëtarët e PS në KQZ: Do mbani përgjegjësi nëse nuk zbatoni dekretin

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë për shtyp drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mbi 13 tetorin, datën kushtetuese të dekretuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

“I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.”- theksohet në deklaratën e PD-së, që nuk ka dorëzuar ende në organin zgjedhor kërkesën për regjistrimin në zgjedhje, nw ndryshim nga LSI-ja dhe aleatwt: PR, dhe PAA.

Më tej në deklaratë, nënvizohet se është detyrim i KQZ-së dhe i institucioneve të tjera që të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje, duke paralajmëruar se në të kundërt, anëtarët socialistë të Komisionit, të cilët kanë bojkotuar mbledhjet, do të mbajnë përgjegjësi penale.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.
Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.
PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

 



3 Comments

  1. Opo me Ramen ça bete e rrezuat apo jo?!Po protestat pse i ndaluat,ju kishit thene do protestojme gjithe beharit?!Po bashkite e djathta pse i liruat,ju kishit thene nuk i leshojme?!Atehere pse duhet tu besojme kur ju ça thoni ne mengjes nuk thoni ne darke?!Basha ik!!!

  2. Nuk eshte normale ti thuash Bashes ik tani Ai duhet me patjeter te mbaroj detyrat qe ka si kryetar opzite me pas po te jet si i themi ne ketej burre shteti le te zhvilloj dhe brenda PD zgjedhe dhe jo emrime duke fillu me 1

  3. Pyesni ameriken per kete. Mos haroni dhe be. Beni qoken e radhes. Dhe nje lepirje sigurisht. Eshte ne dinjitetin tuaj te mos harojme dhe eksperiencen 30 vjecare ne kete fushe. Futini dhe nga nje foto me trapin kur te mbaroni pune. Burricka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *