• |
ide | kryesore

Basha nxjerr SMS-në: Rama po bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar në mbremje kryeministrin Edi Rama se po bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin që pret të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë së Shkodrës. Pjetrio akuzohet e ka fshehur një dëbim të marrë nga Italia dhe që nuk e ka përmendur në formularin e dekriminalizmit.

“Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin ai e merr dhe e mban vetëm me krimin” – shkruan Basha që publikon edhe një SMS që sipas tij vjen “nga brenda bunkerit të grupit të strukturuar kriminal të Rilindjes”

“Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën ti bllokojnë me çdo kusht hetimet. Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq” – thuhet në SMS-në që publikon Basha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Kulmi.. kryetari i opozites merret me qytetarin dixhital tani. Po nese nuk del e vertete kjo qe thua o debil.. cfare te mbetet ty si kryetar ? Psenuk ja le Sales kete gje ?
    Ky ka shkuar per lesh.

    1. ik lindi po sipas historikut te partis tande te Rilindjes ka me shum mundsi me dal; ky tipi i 5% te monozgjedhjeve ka ken 10 non grata ne Itali dhe kjo mase dihet per ke asht

  2. Shoku lindi, ti mire ben qe shqetesohesh se opozita paska shkuar per lesh…Sa per te rifreskuar kujtesen se tani ben edhe vape. Sikur te mos ishin denoncuar rastet e Frrokut, Ndokes, Roshit, Bushit, Rrahjes dhe qindra trafikanteve, banditeve, abuzuezve, etj, te mbrojtur nga kryebanditi i madh, ti me siguri do ishe ketu duke bere be per pastertine morale te ripjelljes tende. Ndersa tani kopjon skizofrenin dhe batutat e tij te shpelara me lesh e dixhital. Sigurisht qe jeni mesuar ta hani turpin me buke

  3. Pse flet ky kryetar per dekriminalizim dhe jo per kod penal? Dihet per rilindasit e parlamentit mbushur me me polic. Shfrytzim prostitucioni me dhune sigurisht dhe trafik. Jane simbol u felliqsise. Dihet tashme. Berisha e ka akuzuar publisht ne parlament taon per perdhunim. Nuk ka folur kot besoj. Si mund te mbijetonte burracaku km tjeter vecse me tuf burracakesh e kriminelesh rreth vehtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *