• |
ide | kryesore

Basha paralajmëron: Zgjidhja kësaj radhe kalon nga politikanë me pranga në duar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaron mëngjesin e sotëm se kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar.

Në Facebook, Basha publikon deklaratat e kryeministrit Edi Rama për përgjimet e publikuara për zgjedhjet e kaluara ndërsa thotë se vetëm zgjedhjet e lira, me një qeveri tranzitore dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale.

Ja si hajduti psikik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë! Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psikik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale. Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!”, shkruan Basha.

Basha Fb

 



3 Comments

  1. Hajt ta fillojme para me plakun e çakerdisur Berisha,pastaj pranga Metes,pastaj ty Lulush qe voddhe nja 200milion ne rrugen e kombit e keshtu me radhe,keshtuqe kete radhe e ke gjetur qe kriza zgjidhet me pranga ne duar…

  2. Epo nuk do vellai i madh ne amerike. Ja qe ju ka per zemer ju dhe ka gjetur kete popull qe ka gjetur. Ti misionin se ke kry akoma? Cne prap ketyre aneve?hahaha ja dhe java na nisi me humorin bajat te lu tramp be. Po dhe meta mire jo keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *