• |
ide | kryesore

Bie në greminë në Ishëm fuoristrada me 8 turistë polakë

Lajme, Të fundit



Një fuoristradë me 8 turistë polakë është aksidentuar në fshatin Bizë të Ishmit. Makina me të cilën ata po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 30 metra në greminë. Sipas Gazetes Shqip, makina është nxjerrë nga gremina. Si pasojë e aksidentit turistët kanë marrë plagë dhe fraktura të shumta, por për fat janë jashtë rrezikut për jetën.

Në ndihmë të tyre kanë vajtur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca nga Durrësi. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit. Ngjarja nuk është bërë publike nga policia, që nuk ka dhënë asnjë informacion për aksidentin. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë mungesa e ndriçimit dhe mos njohja e terrenit nga turistët polakë.



2 Comments

  1. @ Ngjarja nuk është bërë publike nga policia, @

    E moret vesh ju debilat e PDs,
    Filloni dhe komentoni karlliqe tashi

  2. Ne shume shtete, sidomos gjate sezonit turistik, padyshim qe policia nuk mund te dali dhe te njoftoj cdo incident qe ndodh……., pasi ndikon keq te turistet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *