• |
ide | kryesore

Dalin FOTOT/ Arrestohet shqiptari, përdhunoi për 3 ditë ish-gruan italiane

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar i cili pasi kishte rrëmbyer ish-gruan e tij italiane e kishte përdhunuar për 3 ditë me radhë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Sienas ku shqiptari e ka mbajtur peng 28-vjeçaren italiane në një shtëpi në zonën e Foligno.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari me iniciale M.M. me precedentë penalë në të kaluarën dhe që jetonte pa dokumenta në vendin fqinj e kishte ndjekur dhe dhunuar psikologjikisht të renë italiane. Gruaja, nënë e 2 fëmijëve mundi të hidhej nga makina gjatë lëvizjes së tyre në Romë në Castel Romano, por shqiptari nuk është ndalur sërish. Ai ka nisur ta dhunojë atë në rrugë ç’ka ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët lajmëruan policinë.

Shqiptari mundi të largohej, por u kap falë regjistrimeve të kamerave së sigurisë, të cilat kishin kapur targën dhe llojin e makinës me të cilin ai po udhëtonte. Ai akuzohet për rrëmbim, dhunë dhe përdhunim dhe ndodhet në burg. Gruaja tregoi për policinë gjithë dhunën që ai kishte ushtruar ndaj tij dhe iu nënshtrua protokollit për viktimat e abuzimit seksual. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *