• |
ide | kryesore

E duam Shqipërinë si gjithë Evropa? Turistët francezë “leksion qytetarie” shoferëve shqiptarë (video)

Lapsi Leaks

Gjatë ditës së djeshme, për shkak të fluksit të pushuesve që i drejtoheshin bregdetit, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, është bllokuar për orë të tëra qarkullimi i automjeteve, duke shkaktuar për rrjedhojë trafik të rënduar.

Të shquar për padurimin e tyre, me dhjetra shoferë shqiptarë, ashtu sikurse hasim kurdoherë në raste të kësaj natyre, kanë cënuar rregullat e qarkullimit, duke u munduar të parakalojnë radhën e gjatë të mbetur në vendnumëro për disa minuta.

Mirëpo, në radhët e pushuesve gjendeshin edhe disa turistë francezë që nuk kanë ngurruar t’u japin vendasve disa “leksione qytetarie”. Ata kanë veshur jelekët e verdhë, që përveçse janë të detyrueshëm të mbahen në makinë, njihen prej kohësh botërisht si simbol i rezistencës anti-qeveritare në Francë, fillimisht kundër rritjes së çmimit të naftës, por që mori më tej përmasa më të gjera dhe detyroi presidentin Emannuel Macron, të ulte taksat dhe të ndërmerrte reformimin e administratës.

Shoferët francezë kanë nisur të protesstojnë duke bllokuar korsinë tjetër, për të mos lejuar tejkalimin e kolonës. Këta rrethana kanë stimuluar edhe më nervozizmin e vendasve, që u kanë rënë “në kor” burive, ashtu siç shihet dhe në videon e mëposhtme të postuar nga “JOQ”.

 

Turistët francezë nuk mbajnë më kur shohin veprimet e shoferëve

Turistët francezë u japin "shuplakë" shoferëve në doganën e Hanit të Hotit. Nga trafiku i madh, disa shoferë shqiptarë kanë tentuar të kalojnë para përmes korsisë tjetër (kundravajtje), por turistët francezë kanë dalë nga makinat, kanë veshur jelekët e verdhë dhe kanë bllokuar korsinë.Ndiqni videon! 🙂

Publiée par JOQ Albania sur Dimanche 4 août 2019

 

3 Comments

  1. Ne me pare duhet te behemi te civilizuar si europa pastaj shofere…etj. ..etj. Jemi shume larg, per fat te keq, e me keq akoma nuk po shihet ndonje ndryshim… I Pari eshte vete kryehajduti, pastaj te gjithe pas…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu