• |
ide | kryesore

Opozita drejt 13 tetorit, Partia Republikane kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas Lëvizjes Socialiste për Integrim, një tjetër aleat i demokratëve pret të regjistrohet për zgjedhjet e 13 tetorit.

Partia Republikane ka bërë kërkesë për t’u regjistruar për zgjedhjet e 13 tetorit.

Kërkesa e republikanëve për regjistrim në KQZ mban datën e 3 gushtit, ndërsa është protokolluar sot.

Sot është data e fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit të dekretuara nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për të cilat maxhoranca është shprehur kundër pasi cilëson të vlefshëm dhe ligjor 30 qershorin ku mori pjesë vetëm e majta.

Ndryshe nga LSI dhe PR, nga PD nuk akoma ka asnjë shenjë për regjistrimin në zgjedhje. Sot kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar, duke theksuar se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psikik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale.



3 Comments

  1. Po mire ky Medi Gerdeci sikur nuk hynte ne zgjedhje pa rrezuar Ramen,ne rast se ky opsion ka rene atehere pse na çane k…in 6 muaj,pranonin 30 qershorin,hynin ne zgjedhje dhe mbaronte historia,ja pra qe opozita nuk do as zgjidhje as zgjedhje,por do destabilizimin e Shqiperise per ti shpetuar burgut…tik-tak!!!

    1. Nuk eshte kshu sic e thua ti o derdimen i logjikes se drogaxhiut vrases hajdut recidivist. Ata do futen se PS vete nuk futet, gje qe e minimizon rrezikun qe te gjenden perballe avdylajve, bajrave, cunave problematike te damianit, dakos me vize amerikone etj etj.

      Duke u fut ne zgjedhje dhe fitimin e tyre do krijohen dy rezultate dhe ne fund e vendos GJK se kush kishte e drejte e kush do njihen si te rregullta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *