• |
ide | kryesore

Paloka shpjegon pse PD nuk hyri në zgjedhjet e 13 tetorit edhe pse i njeh ato

Lajme, Të fundit



Ndryshe nga sa bënë 3 aleatët e saj më të vegjël, (LSI, PR dhe PAA) Partia Demokratike nuk do dorëzojë asnjë kërkesë për regjistrim për të marrë pjesë ne zgjedhjet e 13 tetorit të shpallura nga Ilir Meta, edhe pse njohin dekretin presidencial.

“Pjesëmarrja apo jo e PD lidhet me rrethana të tjera, për ne nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve. Për ne të rëndësishme janë standardet, por kjo nuk mund të shmangë institucionet zgjedhore nga detyrimi kushtetues për të zhvilluar procedurat”, – tha nënkryetari i demokratëve Edi Paloka.

Akuzave se PD lejoi që kryebashkiakët socialistë të hyjnë në zyrë, numri “2” i PD-së thotë se do të ndëshkohen të gjithë ata që hynë në zyrë forcërisht.

“Ata kanë marrë edhe pozitat e grabitësit të vërtetë, i thyen dyert, edhe atë që po marrin po e marrin me dhunë, se e di kushdo që vetëm me zgjedhje nuk kanë hyrë në ato zyra”, – tha Paloka.

Ndërkohë Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qëndrim duke mos pranuar të ulet në dialog me Edi Ramën, kryeministër.

“Pozicioni i PD nuk ka ndryshuar në asgjë. Rama si kryeministër nuk mund të ulet në tavolinë me PD dhe me opozitën. Si kryetar i PS është çështje e tyre, ne nuk mund të vendosim kush është kryetari i PS”, – tha Paloka. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Vazhdon pra plani Basha – Rama i vitit 2017 per ta denigruar totalisht Ilir Meten.
    Presidenti po e mban vehen akoma per burre, duhet te jape dorheqjen se eshte bere “lolo”.
    Vazhdon “theatri politik”, me apo pa prishjen e Theatrit Kombetar.
    Na eshte bere mendja “theatro” kto vitet e fundit.

  2. Ky mund te jete gazetare po te beje politike me duket me ule pazarin , Pd perdite e me pake parfaqsim , ka me pake besushmeri , se kategori si paloka nuk kane ideale , ne shkoder thuhet se paloka ka pase sponorizu valdin pjetrin te emruarin e ps ne bashkine e shkodres ne disa detyre te rendesishme kur ishe pd ne pushtet , a thu nuk e dinte paloka se valdrini ishte shaljane dhe djali nje ish sigurimsi , apo ska gja se atje ne shkoder hajne bare dhe paloka dhe paloket bajne politiken e madhe , sposorizojne femije komunistash dhe ish sigurimsash dhe te persekutuarit nga regjimi cnjerzorkomuniste , te ndershmit dhe qytetaret shohin dhe dogjojne paloken duke dhane mend , prandaj jane largu njerzit dhe jane te merzitur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *