• |
ide | kryesore

Profil/ Transformimi i pabesueshëm i Dua Lipës

Arkiva, Kryesore, Stil



Dua Lipa po i kalon përmasat e një këngëtareje me famë botërore. Pavarësisht moshës së saj super të re, ajo po merr ditë për ditë profilin e një artisteje të angazhuar. Pasqyra më e dukshme e kësaj ishte sezoni i dytë i festivalit “Sunny Hill”, i cili sapo përfundoi në parkun e Gërmisë në Prishtinë. Aty ajo jo vetëm arriti të mbledhë artistë të mëdhenj në qytetin e saj të origjinës, jo vetëm po grumbullon para për fondacionin e saj dhe të të atit Dukagjin Lipa për të ndihmuar zhvillimin artistik të të rinjve dhe fëmijëve të Kosovës, por po shërben edhe si një ikonë për të tërhequr vëmendjen e mediave botërore ndaj Kosovës.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja Dua Lipa u filmua gjatë festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë teksa vallëzonte me flamurin shqiptar në krah “Vallen e Tropojës”.

“Disa net, duhet të ngrihesh dhe t’u tregosh njerëzve se sa shqiptare je.”- ka shkruar ajo në instagram ku ka 232 milionë ndjekës.

Natën e dytë, njëri nga shumë artistët që performonte, reperi shqiptar në Amerikë, Gashi, shkoi tek vendi ku po qëndronte ylli shqiptar, Dua Lipa. Gashi i kërkoi ‘Dj’ që të vinte këngën e famshme të ‘Shotës’ dhe nën ritmet e kësaj kënge kërceu me Duan.

Këngëtarja shqiptare mbante flamurin kombëtar duke kërcyer në një video që bëri xhiron e botës. Madje fama e saj mbërriti deri në shtetin fqinjë Serbi, mediat e të cilit rrallë shkruajnë për jetën artistike të shqiptarëve. Këtë herë vallja e Shotës u tregua edhe nga media serbe “Telegraf.rs”:

“Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë. Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo. Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar “Shqipërinë e Madhe” gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë”, shkroi media serbe.

Mirëpo “Sunny Hill” nuk është vetëm platforma ku shkëlqen Dua Lipa, ajo po e bën këtë aktivitet një mundësi edhe për artistë të mëdhenj botërorë që të performojnë në Kosovë. Këtë herë radha qe e Miley Cyrus, të cilën kolegia e saj shqiptare e prezantoi si “mbretëreshë të muzikës”.

Performanca e saj në parkun e Gërmisë nuk i shpëtoi as gazetës Daily Mail:

Ish-ylli i Disneyt, Hannah Montana, u paraqit me një palë pantallona të zeza lëkure të cilat i kombinoi me një palë çizme të larta”, shkroi tabloiti britanik për paraqitjen e saj në “Sunny Hill” në Prishtinë.

Por, ylli i popit pas këtij aktiviteti do të dhurojë edhe 25 mijë euro për fondacionin e Duas me aktivitet në Prishtinë. Sepse përpos festivalit, njohjes së Kosovës në skenën ndërkombëtare, Dua dhe i ati i saj duan që të nxisin edhe jetën artistike të rinisë prishtinase.

Pikërisht për ngritjen e një akademie artistike, Sunny Hill Foundation po i jep 150 mijë euro bashkisë së këtij qyteti. “Ka qenë ëndërr e madhe për me mujt me pas një hapësirë ku fëmijët dhe rinia munden me ardh, sepse po e dimë sa ka talente këtu. Po ndjehem krenare që sot po e bëjmë nënshkrimin”, tha Dua Lipa gjatë firmosjes së kësaj marrëveshje me kryebashkiakun e Prishtinës, Shpend Ahmeti. “Dua është ndoshta ambasadori më i mirë i Prishtinës dhe Kosovës në botë sot”, tha ai pas finalizimit të kësaj kontrate.

Prandaj mos u çudisni, nëse e keni dëgjuar Dua Lipën të këndojë, nëse e keni ndjekur në tabloidet rozë për idilin e saj të fundit me Anwar Hadid (foto poshtë), ju nuk dini gjithçka prej saj.

Sepse ajo që di të bëjë patrioten në koncerte duke kërcyer valle shqiptare me flamurin me shqiponjë, po bëhet e tillë edhe në jetën reale. Dua po fiton profilin e një artisteje të angazhuar. Jo vetëm duke organizuar festivalin Sunny Hill, por edhe duke ndihmuar artistët e rinj të Kosovës.

©Lapsi.al



14 Comments

    1. i pa emer ne shqipri ju keni mutet balla,frrok,dok,dosh,avdylaj,gerona,toni kombinata,xhelila,balila,edvin qelbesira etj.andaj dhe po shkruajn ter gazetat botrore.harrova fikun e jastekun griselda.

    2. Je ti patetik dhe paterdhik or mik!?
      Kuptohet sakte se ke perfaqson!
      Thjesht je : Egoist e ziliqar,servil pa shtylle korrizore,xheloz deri n’palc!!!
      Te marrin pak nga Lipa kengetaret tona, n’Shqiperi!Keto tonat (kengetaret)vetem parane e boseve te droges gezojne,dhe me byth-cica perparojne!!??Fatkeqsisht!!

  1. Dua eshte super talent, dhe kjo u kuptua nga te gjithe, qe kur nxorri nga goja tingujt e pare ne hitin “Be the one”. Kete radhe, ne ndryshim nga vjet, te ben pershtypje perdorimi masiv i flamurit shqiptar. Vjet festivali kishte ngjyrat e flamurit te Kosoves.

  2. Vini re si mund te dalloni nje Ridhjeres, nje njeri pa komb dhe pa integritet!
    Zakonisht nuk kane emra, dhe jo vetem ne portale, por edhe ne jeten e perditshme, pra kane nga 5 a 6 emra.
    Nuk kane atdhe – paraja dhe materia jane i vetmi ‘atdhe’ qe kane.
    Jane neokomuniste ne shpirt, neodebatikas dhe filobolshevike – adhurojne luften e klasave dhe e duan shoqerine te shkerdhyer.
    Nuk gezojne kur nje bashkekombas i tyre(ngaqe nuk njohin komb por vetem ‘internacionale’) shquhet neper bote EDHE per vetedijen kombetare – e duna tjetrin vetem piktor apo tenor, jo shqiptar apo bamires ndaj te tijve.
    Jane masivisht servile dhe mashtrues – nje Kampion i Padiskitueshem eshte Mero Baze! Njeriu qe i publikoi sensacionalisht foton pa breke Rames, sot fle ne te njejtin shtrat ideologjik me Ramen sa edhe Linda e ka zili.
    Ne vend te dyte, me pak shkeputje vijne Veliaj dhe Fuga(Cendri)
    Ndaj edhe komentuesi i pare(merr 1 ekstra sufllaqe po komentoi i pari) e ka kaq zët artikullin dhe Duan….

  3. Kokrra e kurves shkurt putane sikur keto te shqipris dhe kjo rrugen e tetepjetes ka marre por kurre smund te behet shembull per rinine nje e shthurur si kjo pa dale dale se dardha e ka bishton prapa se keto mbeten me dhene ngjyrat e patriotizmit o piiiika cfar na na ka mbetur me u levdu kokrrat e prostitutave
    Atyre qe su vjen mir , jo kina nenen po afrika ku ta kene

  4. Dua nuk eshte as a shthurur as prostitute. Eshte thjesht nje kengetare e famshme qe I ben nder vetes dhe gjithe kombit tone. Le te kujtojme faktin se nje arsye qe kemi imazh te keq neper bote eshte per shkak se jemi te panjour. Ne keto 2-3 dekadat e fundi kemi dale jashte sepse deri ne vitin 1990 pjese e mire e njerezve nuk e dinin ku i bie Shqiperia (flaş per njerezit e zakonshem, jo njerez te arsimuar). Pertej kesaj, ta heqim qafesh inatin dhe ziline se po mos te interesohej per shqiptaret die mos t’ia varte Kosovos do ta shanim; prate, edle keshtu po e shajme!!! Heu, çudi e made me kete popull! Le t’ia japim Cezarit ate qe i takon Cezarit. Dua i ka meritat per ate cfare ben! Bravo Dua!

  5. Sh mire qe eshte e famshme po me habit fakti se si ka mundesi qe pothuajse te gjithe gazetaret kane marredhenie te keqe me numrat qe ne fakt jane gjeja kryesore. O miq jo 232 milion ndjekes mos ja qr. Shikojeni edhe njehere profilin e saj. Si ka mundesi qe kur vjen puna te nr ka nje shperfillje. Nejse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *