• |
ide | kryesore

Sistemi për faturat/ “15 mln euro do përfundojnë në llogarinë e Ramës në Kroaci?”, ish-deputeti thirrje Prokurorisë për hetime

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka ngritur hije dyshimi lidhur me tenderin e sistemit elektronik të kontrollit të faturave, që e konsideron si korruptiv dhe me kosto disafish më të lartë se çmimet e tregut për këtë lloj shërbimi.

Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Shehaj shkruan se tenderi në fjalë është organizuar përmes një gare fiktive ku morën pjesë 2 konkurrentë falsë, që u skualifikuan lehtësisht për të nxjerrë fitues një konsoricum mes kompanisë kroate “Neos doo” dhe kompanive shqiptare “Jehona Softëare Shpk” dhe “Datatech shpk”.

Më tej, Shehaj shpjegon se kompania “Jehona Softëare Shpk” hyri në tënder për llogari të biznesmenit kroat Hrvoje Čabrajič, biznesmen kroat i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime, ortak biznesi me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milunoviç, i cili është këshilltar i kryeministrit Rama.

Ndërsa, tri muaj më pas, në dhjetor 2018, marrëveshja u bë publike dhe 100% e aksioneve të “Jehona Softëare” i kaluan “Primus Adriatic”, kompani e krijuar për këtë qëllim sipas Shehaj në dhjetor 2018 nga Hrvoje Čabrajič. Thënë këto, ish-deputeti bën thirrje që Prokuroria shqiptare duhet të fillojë menjëherë hetimet për të zbuluar nëse paratë e tenderit do të në llogaritë e Ramës, jashtë vendit

Postimi në Facebook:

Kujt po i shkojnë në Kroaci, milionat e tenderit të sistemit elektronik te kontrollit te faturave? Para një viti, qeveria shqiptare, pa asnjë studim dhe transpancë organizoi një tender për një sistemi të ri të faturimit për biznesin. Kostoja 15 milionë euro që caktoi qeveria për projektin është disa fish më e lartë se çmimet e tregut për këtë lloj shërbimi.

Qeveria zhvilloi, në 21 shtator 2018, një garë fiktive, ku morën pjesë dy konkurentë fallco që u skualifikuan lehtësisht, duke nxjerrë fitues një konsoricum mes kompanisë kroate Neos doo dhe kompanive shqiptare Jehona Softëare Shpk dhe Datatech shpk.

Në të vërtetë, kompania Jehona Softëare Shpk hyri në tënder për llogari të biznesmenit kroat Hrvoje Čabrajič: në datën 6 shtator 2018, para se Jehona të futej në tender, Čabrijč kishte blerë të gjitha aksionet e Jehonës nëpërmjet një marrëveshje jo publike, e cila u regjistrua në QKB vetëm në janar 2019 (dokumenti në foto). Kjo marrëveshje u mbajt e fshehur në dokumentat e tenderit.

Hrvoje Čabrajič është biznesmen kroat i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime, ortak biznesi me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milunoviç, i cili është këshilltar i Kryeministrit Rama.

Në Dhjetor 2018, pasi u sigurua kontrata e korruptuar, marrëveshja u bë publike dhe 100% të aksioneve të Jehona Softëare i kaluan Primus Adriatic, kompani e krijuar për këtë qëllim në Dhjetor 2018 nga Hrvoje Čabrajič.

Nëpërmjet kësaj skemë vidhen dhe pastrohen paratë e korrupsionit. Një pjesë e 15 milionë eurove do të shkojnë në llogaritë jashtë Shqipërisë të Čabrajičit, në një skenë të ngjashme me atë atë të përdorur në rastin e DH Albania: 1) sajohet një projekt me kosto të fryer disa fish; 2) bëhet tender fiktiv ku del fitues një konsorcium ku bën pjesë një kompani të regjistruar jashtë Shqipërisë me pronarë të panjohur apo të fshehur dhe pa aktivitet; 3) paratë kalojnë nga buxheti i shtetit tek llogaritë jashtë vendit të kësaj kompanie; 4) nga llogaria e Kompanisë se huaj paratë shkojnë të përfituesi final i korrupsionit.

Prokuroria shqiptare duhet të fillojë menjëherë hetimet për të zbuluar kush janë përfituesit e vërtetë të parave që do riciklohen nga Čabrajič në tenderin korruptiv të faturave elektronike? A do përfundojnë paratë në llogaritë e Edi Ramës, jashtë vendit?

 



10 Comments

  1. Pislliqe pa limit…
    Po me kete skandalin e DH & Gener 2, mire prokuroria qe nuk po reagon po opozita , pse nuk del Lul Basha ne emer te qytetareve te kerkoj llogari se perse nuk heton drejtesia !!??

    1. Ore ti Vlora, Lulzim Basha nuk eshte as prokuror as hetus, Basha me te tijet ne PD, po nxjerr per dit fakte, populli duhet te ngrihet e te zhduke kete fare te keqe. Ne çdo vend, me njerez normal, do te ngriheshin deri ne largim te nje qeverie me minimumin e skandaleve. Kush do guxonte ne nje vend Europian qe nje kryeminister te vendose cila ndertese do prishet. Ne Itali per shembull, nuk mundesh te besh cfar te duash ne shtepine tende, ne qofte se eshte ndertuar ne nje kohe mbi 100 vjeçare, (e flitet per Italine qe ndertimet nuk kane fillu ne vitet 1930 si ne Shqiperi). Poe çdo popull, meriton qeverine qe ka. E mos kerkoni nga Basha aspak me shum se çfar po ban. Ngrihuni, bashkohuni, sa nuk eshte vone.
      Me fal Vlora, asgje personale.

      1. Une kam dal je protest , por cfare te bej ? Te marr molotovin se ashtu i bie jackpoti evropes dhe e kane shume te lehte te bejne moral pastaj. Plus e nxjerrin ramen si vizionarin e tyre personal. Edhe nje gje, ka nje arsye pse nuk po promovon profesionista lulush bibilushi. Ore sot meritokracine e kane vrare dhe duan ta patentojne me parti partiake qe para se te fitojne zgjedhje, e tha komunist xhafa bashke komunistin rama “njehere fito pastaj bej politik” dhe keta kara e lulushit yyyyy me vrap nga mbrapa te bejnr njelloje. Munges vizioni plak. Shume demoralizuese situata, nje ojese te mire te intelektualeve i lane te zhduken kshu po bejne dhe me te tjeret. Duan tja fillojne nga duan ata me ke te duan ata. Keq shume, eshte bere te marresh valixhet, te mesosh gju te re, pashaport te re dhe te ndryshosh dhe emrin mundesisht. Por larg ama mos kesh me kontakt fizik dhe viziv me keta plera se njerzit me dinjitet kshu shantazhohen sot, e kane te thjeshte me neve se shantazhohemi kollaj. Prandaj kush ben kot ngreu ti ngreu thjesht sa po i sherben partive shqiptare, madhe dhe evropiane se nuk jane me mire se ne, madje jane me keq.

  2. Firma kroate pasi t’i kalojne leket ne llogari, do beje nje kontrate fiktive me firmen offshore te Edi Rames, te tipit: Shitje stliolapsash apo vibatoresh( qe i kane qejf rilindasit e gjithe botes) me 20-30 fishin e cmimit real. Nje banke e korruptuar do mbylle nje sy, dhe pune e mbaruar.

  3. ÇUDIRAT DHE KURVELLIKU NE KETE VEND NUK PASKA FUND. O EDI RAMA TE QIFSHA ROPT E SHTEPISE NJE E NGA NJE OR KURVE BURRE.

    1. Ta ngarkojme ??? e ta derdhim ne Surrel te bunkeri atomik. Rente nje termet mu te bunkeri tije e ta kthej permbys kasollen e drogaxhiut.

  4. Nuki duhet te lejohen te futen ne tendera firma off-shore. Tenderat jane te shtetit jo te firmave private. Duhet te kene te specifikuar pronaret dhe prejardhjen..Mjafton te vesh kete si kusht dhe ke zgjidhur pune, po ketu vjedhja po behet hapur dhe jashte cdo lloj norme..Keto jane gjera primitive..Ne cdo vend ndalohen futja ne tendera e firmave off-shore..sepse edhe fitimet i trasferojne per te mos paguar taksa, edhe jane lavatrice parash..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *