• |
ide | kryesore

Ulërima dhe panik, publikohen pamjet e ekzekutimit të autorit të sulmit tragjik në SHBA (video)

F1, Planet

Ky është momenti kur policët amerikanë kanë qëlluar për vdekje me armë zjarri, autorin e sulmit në Ohio nga i cili mbetën të vrarë 9 persona, ndërsa u plagosën 27 të tjerë. Vrasësi i identifikuar si Connor Betts, 24-vjeç, qëlloi me armë në një zonë të frekuentuar në Dayton, pak orë pas një sulmi të ngjashëm në një qendër tregtare në El Paso, Teksas, ku bilanci tragjik numëron 20 persona të vrare, mes të cilëve 4 fëmijë.

Shefi i Policisë lokale, Richard Biehl, ka deklaruar se zyrtarët policorë që po patrullonin në Oregon pak minuta para se të mbylleshin lokalet e natës, filluan të vrapojnë në drejtim të personit që kishte shtënë mbi qytetarët me një pushkë automatike. “Zyrtarëve policorë nuk u janë dashur më shumë se 20 sekonda që ta lokalizojnë dhe neutralizojnë personin që shtinte mbi njerëzit me pushkë automatike”, tha Biehl.

24- vjeçari ishte armatosur me një mori karikatorësh e veshje antiplumb. Ngjarja e tmerrshme ndodhi në harkun e 30 sekondave rreth orës 1 të mëngjesit të 4 gushtit.

 

 

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu