• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zgjidhet ekuacioni që i bëri lëmsh të gjithë në internet

Syri i Lapsit



Një ekuacion matematikor ka disa ditë që qarkullon në rrjet dhe të gjithë u ngatërruan me përgjigjen. Pyetja u publikua në Twitter nga një përdoruese e quajtur Em, e cila sfidoi njerëzit që të zgjidhnin një ekuacion të thjeshtë 8÷2(2+2)=?.

Postimi i saj u shpërnda mbi 3200 herë dhe mori 13 mijë pëlqime, përfshirë një numër të madh komentesh. Dilema e madhe ishte nëse përgjigja e saktë është 16 apo 1. Kësaj arriti t’i jepte zgjidhje matematicienia britanike Hannah Fry. Ajo filmoi një video ku zgjidhte ekuacionin dhe tregoi se përgjigja e saj është 16.



11 Comments

  1. Thuajini asaj matematicienes angleze ju te Lapsi.al, rri drejt se ma thyen. Pergjigjjia e sakte eshte =1 dhe nuk ka klysh kurve qe te sfidoje rregullat elementare te matematikes : 8:2(2+2)=8/2(2+2) , pra thyesa ka per numerues 8 dhe per emerues 2(2+2). Veprimet ne secilen pjese te thyeses kryhen vecmas dhe pastaj numeruesi pjesetohet me emeruesin. Pra, 8/2•4 dhe ne fund 8/8=1. Nuk eshte mire kur ngaterrohet keku me byrekun.

  2. Rezultati shume i thjeshte,per cilindo qe ka mesuar pak aritmetike.Perfundimi eshte 1 (nje),pra Nestor-i ka shumete drejte.Cdo artikulacion tjeter,eshte i gabuar dhe krejtesisht ,pa vlere.Perfundimi,si me kasat fiskale,ashtu edhe me teorine e rilindesave,qe po cpikin ,cdo dite,nuk ndryshon-Ne Aritmetike,por nese Rama do jepte porosi (apo urdher-si te doni quajeni),edhe Aritmetika,do te behej me ndonje kulle prane,mund te dale rezultati jo 16,por edhe 160,ose edhe 1600.

  3. Ajo anglezja, jo vetem qe nuk eshte matematiciene, por ka shume mundesi te jete me shkolle qe ne Shqiperi barazohet me klasen e gjashte ose dhe me ulet dhe do te ishte nje nxenese mezikaluese.
    Ajo do te kishte te drejte ne se do te kishim:
    (8:2)(2+2)

  4. Jo vasili
    Sepse kemi8÷2(2+2)
    Ne fillim bejme veprimet Brenda kllapave
    8÷2×4=16.
    Anglezja Ka te drejte.
    Psé qenka cmend rrjeti
    Ne keto ushtrime i benim ne kl e V qe para 40 vjetesh kur xhaja isha ne kl V.

  5. Ore thyerja e rrjetit paska filluar te behet me 1+1=?.
    Per komentin e thyesave me siper… Ja ta llogarisim edhe me thyes. Sipas teje 8/2 * (2+2) sa del? Se mua me rezulton 8/2 * 4 (veprimi ne kllapa i pari) –> 32/2 = 16. Thene me gjate 8/2 * 4/1 –> 32/2 = 16.
    Pra ti gabon kur shumezon thyesen, sepse numeruesi shumezohet me numeruesin dhe emeruesi me emeruesin.

  6. skandaloze sesi idiotet shpjegojne matematiken, gjithmone behet pjesetimi i pari sepse merret thyese, pastaj kemi 4 x (2+2) = 16

  7. sa per ty o katnar po te them qe se ke idene sa te trashe jane njerezit sot, per dicka te ngjashme kam diskutu 4 dite ne fb me qindra vete dhe jam lodh dhe ia kam shpjegu sipas pitagores, e cdo gjoje tjeter po nuk me merrnin vesh me quanin budall. kur u postua e pyta ate qe postoi seriozisht e ke dhe me tha se ke idene sa budallenj ka kjo bote. ishte grup me 175 mije njerez nderkombetar dhe vetem 15% dhane pergjigje te sakte. ushtrimi ishte 2-2×3+3

  8. Tani do te vertetoj se 1 = 2

    2 2 2 2
    X – X = X – X

    X (X – X) = (X – X) (X + X)

    Pasi i pjestojme te dyja anet me (X – X) fitojme:

    X = X + X
    X = 2 X
    1= 2

  9. Ushtrim I klases 4 ne fillore , dikur para 90 we tani as ne University nuk e dine se vetem ngelsat she idiotet kane mbetur ne Albanistan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *