• |
ide | kryesore

Vrasja që tronditi Vlorën, zbulohet imazhi i viktimës që u qëllua me 6 plumba

Lajme, Të fundit



Lapsi.al ka siguruar një foto të 50-vjeçarit, Arben Beqiraj, i cili humbi jetën si pasojë e një përplasjeje me armë pasditen e djeshme, në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë.

Një kalë është bërë shkak i konfliktit mes pronarit të një lokali të zonës dhe disa personave të shpallur në kërkim, që përfundoi me një viktimë dhe dy të plagosur.

Mësohet së sherri i përshkallëzuar në të shtëna armësh, ka nisur ndërmjet sipërmarrësit, të ndjerit Beqiraj dhe një personi që po kalonte në bregdet me një kalë. Teksa u duk se konflikti kishte përfunduar, i janë rikthyer debatit katër persona të tjerë të pajisur me armë.

Sipas dëshmisë së burimeve nga vendngjarja, në konflikt janë përfshirë shtetasit me iniciale E.XH,A.K,C.L dhe G.L. Këta persona dyshohet se kanë plagosur rëndë Beqirajn, i cili humbi jetën në spital, djalin e tij, Ergest Beqiraj dhe një të afërm të tyre.

Katër autorët e dyshuar të krimit janë ende në kërkim nga Policia, që pas ngjarjes që u shënua në mbrëmjen e të dielës. Viktima ka një dosje të pastër penale, ndërsa dyshohet që përleshja e djeshme të ketë të bëjë me mësohet një sherr në zonen e Skelës në Vlorë, ku ka qenë i përfshirë i biri.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *