• |
ide | kryesore

Zjarr i madh në Shkodër, rrezikojnë jetën 20 persona

Lajme, Të fundit



Një banesë e quajtur “Shtëpia e Bujqëve” në lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës ka rrezikuar të digjet pasditen e sotme.

Flakët e mëdha janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, që ka parandaluar djegien e ndërtesës, ku banonin 4 familje, të përbëra gjithsej nga 20 persona.

Nga zjarri janë shënuar dëme materiale në orendi dhe objekte të tjera.

Zjarrëfikësit ia kanë dalë të shuajnë zjarrin, pavarësisht vështirësisë së hasur për shkak të temperaturave të larta, por edhe nga konstruksioni prej dërrase i çatisë së godinës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *