• |
ide | kryesore

Bashkitë si Parlamenti, edhe rilindasi Kajmaku dyshohet të ketë qenë i dënuar në Greqi (DOKUMENTI)

Lajme, Të fundit



Një ditë pas betimit të tij si kryebashkiak, kanë dalë të tjera detaje në dritë lidhur me Agim Kajmakun, kandidatin fitues të Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të 30 qershorit për njësinë vendore të Vorës, vendosur në një nga akset kryesore të ekonomisë së vendit.

Në formularin e tij të dekriminalizimit, mësohet se Kajmaku ka deklaruar se ka emigruar në Greqi ku edhe ka patur një emër tjetër, Jorgo Toto. Referuar këtij dokumenti, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot në një postim në “Facebook” se Kajmaku, sipas tij është në kërkim nga shteti helen, pasi ai ka përdorur dhe identitetin tjetër, atë të Jorgo Totos.

Berisha ka publikuar edhe një mesazh të “qytetarit dixhital”, teksa shkruan se kryebashkiaku i Vorës ka patur probleme penale në Greqi, që u morën vesh nga kryeministri Edi Rama kur kandidati i përzgjedhur prej socialistëve u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Më poshtë gjeni bashkëngjitur dokumentin që Kajmaku ka depozituar në KQZ. Ndërkaq, pak ditë më parë, PD-ja i drejtoi Prokurorisë një kërkesë për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

PD pretendon se Pjetri nuk mund të kandidonte për këtë post pasi ka qenë i ndaluar në vitin 2001-2002 në Itali dhe më pas ndaj tij është marrë masa e dëbimit. Më herët, ditën e somte, organi i akuzës bëri me dije sa ka nisur me kryerjen e verifikimeve përkatëse.

 

 

 



2 Comments

  1. Ja dhe fatmiri fakiri akoma ne politik qe kap projekte nepermjet dhendrit ne bashkepunim me pidhin e ajoles.

  2. SLANE KURVE PA FUT NE RILINDJE . SLANE KURVE PA BO DEPUTET DHE KRYETAR BASHKIE .
    KETE VEND E KANE MARRE NE DORE KRIMINELET DHE INJORANTET .
    KURVA ! KUDO KU JENI MBLIDHUNI PRANE BORDELLOS ME EMRIN RILINDJE.
    ZOT I MADH VE DORE TI MBI KETE VEND ,SE VETEM TI MUND TA FUTESH NE RRUGEN TENDE KETE MILET PA DIN E IMAN . AMIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *