Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka konsideruar qëndresën e opozitës, vendimin për djegien e mandateve dhe protestat e organizuara prej saj duke filluar nga 16 shkurti i këtij viti, si një vendim të drejtë, duke iu përgjigjur ndoshta aleatëve edhe ish-deputetëve demokratë, Arben Ristani dhe Astrit Patozi, që kanë qenë kritikë ndaj aksionit opozitar .Në takimin me strukturat e PD në Roskovec, Basha e quajti të drejtë vendimin e djegies së mandateve.
“Ne nuk mund të vazhdonim të ishim fasadë e maskaradës ku vidhej nga mëngjesi deri në darkë buxheti i shtetit, ku përdorej parlamenti si leckë për të kaluar ligje vetëm për të vjedhur, si ligji për Teatrin apo ligji për Milot- Balldre dhe dhjetëra ligje të tjera. Dhe çfarë parlamenti! Një parlament i dalë, siç e di sot gjithë bota nga përgjimet e BILD, Deutsche Welle apo Zëri i Amerikës, jo nga vota e njerëzve, por me përfshirjen e drejtpërdrejtë të grupeve kriminale”, tha Basha në Roskoves, në kuadër të turit të takimeve me strukturat e PD-së.
Në një përgjigje ndoshta po ashtu të nënkuptuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim, pas deklaratës së djeshme se “rëndësi nuk kanë datat, por standartet”, lideri i opozitës përsëriti se nuk tërhiqet nga kushtet e parashtuara që në nisje të veprimtarisë së opozitës së bashkuar joparlamentare: largimi i kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Çdokush që ka iluzionin se me Edi Ramën në krye të qeverisë mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të ekzaminojë kujtesën dhe të shohë faktet: Shikoni pseudobashkiakët e rinj: Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit. Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama. Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak trafikant në Itali dhe e rikandidoi.
Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama. Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen. Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi. Ragip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”, ka thënë Basha.
Në përmbyllje të fjalës së tij, kreu i PD-së tregoi gatishmërinë për t’iu përgjigjur mesazhit të popullit më 30 qershor. “85 % e shqiptarëve e kanë kuptuar këtë dhe janë bashkuar sot me shumicën kombëtare “Rama ik”. Detyra e opozitës së bashkuar është të luftojmë që kjo shumicë të vendosë me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe t’i prijmë betejës për ndryshimin e thellë ekonomik dhe politik.”,- përfundoi Basha.
Sala te qinte xhiken. Te vriste per pushtet, ky mender te ha….
Jam 100% dakort me Bashen. Opozita ishte fasade qe i hante Rames ate qe s thuhej. Dalja dhe protestat e corren plotesisht masken e ketij diktatori. Per te thene fjalen e vet nuk eshte vetem tribuna e parlamentit.
I corren leshin.
Rama ka gjithe pushtetet, Luli ti bi me dore tani.