• |
ide | kryesore

Fansat shpërthejnë kundër Gashit, ‘Mos hajde më në Kosovë’

Paparazzi, Slider



Tre ditë më parë në Kosovë është mbajtur festivali ‘Sunny Hill’, që organizohet nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin. Pjesë e tij ishin një sërë artistësh të huaj dhe shqiptar.

Njëri ndër tyre ishte edhe reperi me origjinë shqiptare, Gashi, i cili gjatë natës së dytë është futur midis turmës, por dikush i ka marrë varësen që mbante në qafë. Pasi u ngjit në skenë ai vuri re mungesën e saj dhe filloi të ofendonte personi që e mori. Ky reagim nuk është pritur aspak mirë nga fansat e reperit dhe të pranishmit në festival të cilët në komentet në Instagram i janë kthyer kundër duke i kërkuar mos të vijë më në Kosovë.

“Mos hajde më në Kosovë, o i paedukatë”, ka qenë një ndër komente që Gashi i është përgjigjur: “E mora mbrapa, thjesht nuk e besoj që njerëzit presin që unë të tregohesha i qetë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *