• |
ide | kryesore

Gashi mirënjohës ndaj gazetarit shqiptar: ‘Më intervistoi përpara famës’

Paparazzi, Slider



Reperi  me origjinë shqiptare Gashi ka qenë i ftuar në Sunny Hill Festival dhe mes shumë personazhesh që kanë qenë pjesëmarrës, ai ka veçuar moderatorin Alaudin Hamitin dhe për këtë ka një arsye.

Prive ka siguruar një video teksa Gashi përqafon Alaudinin dhe tregon se është i pari që e ka intervistuar kur reperi nuk ka qenë i famshëm.

“Në 2011 ky ishte i pari nga Kosova në New York për të më intervistuar kur unë nuk isha askushi dhe do ta kujtoj gjithmonë këtë detaj. Tashmë kur thonë e kemi Gashin në emision, nuk është hera e parë. Me këtë Alaudin ishte hera e parë”.- ka treguar reperi.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *