• |
ide | kryesore

‘Greek reporter’ : ‘Sin Boy,talenti shqiptar në muzikën greke’

Paparazzi, Slider



Media greke ‘Greek Reporter’ ka publikuar një artikull për reperin me origjinë shqiptare, i cili është pjesë e grupit të shqiptarëve që kanë lindur apo kanë shkuar të vegjël në Greqi.

Kjo media shkruan se reperi “përçmohet” nga shumë vetë në Greqi, por ata që e duan janë më të shumtë.

“Sin Boy është një emër i madh në muzikën greke aktualisht, sidomos tek të rinjtë. Repi i tij hibrid i quajtur ‘trap’, karakterizohet nga një vështirësi e të kuptuarit, e kënduara me përtacëri për shkak të përdorimit të autotune, që gjithsesi është në modë”, shkruhet për reperin shqiptar.

Megjithatë, suksesi i Sin Boy nuk ka kaluar pa polemika. Ai shpesh herë është konsideruar arrogant dhe prejardhja e tij shqiptare nuk pëlqehet nga disa. Sin Boy ka lindur në Athinë në vitin 1994 nga dy prindër shqiptarë emigrantë.

“Ai ka thënë se i konsideron Greqinë dhe Shqipërinë si shtëpitë e tij, por beson se Greqia është vendi më i bukur në botë dhe vendi më i mirë për të jetuar”, shkruan Greek Reporter.

E ndonëse nuk i ka shpëtuar paragjykimeve gjatë jetës, i riu me origjinë shqiptare ka arritur të dominojë në skenën e Greqisë. Kënga e tij e re ‘Mama’ ka arritur në gati 40 milionë shikime në ‘Youtube’ dhe dëgjohet në çdo cep të Greqisë. Sin Boy hyri fuqishëm edhe në tregun e muzikës shqiptare me bashkëpunimin me këngëtaren Rina, kënga e të cilëve ‘Gigi’, i ka kaluar 50 milionë shikime në ‘Youtube’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *