• |
ide | kryesore

Historia/ Vrau pronarin e lokalit në Vlorë, si arriti Eduard Xhezo t’i shpëtonte dënimit me 9 vjet burg

Lajme, Të fundit



Eduart Xhezo, 34 vjeç, i dyshuari kryesor për vrasjen e 50-vjeçarit Arben Beqiraj, pas përshkallëzimit të një konflikti në të shtëna armësh, në zonën “Plazhi i vjetër” në Vlorë, është një person me një dosje të pasur penale.

34-vjeçari rreth 10 vite më parë, është dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg nën akuzën “Vrasje me dashje të dy a më shumë personave”, të mbetur në tentativë, si dhe për “Armëmbajtje pa leje”. Lidhur me këto akuza, Xhezo, u arrestua pas 5 vitesh në kërkim.

Asokohe, më dhjetor të vitit 2005, kur puunonte si shitës zarzavatesh me shumicë, Xhezo është konfliktuar me shtetasit Skënder dhe Klodjan Rama, të cilët ishin paraqitur në dyqan për të bërë furnizimin me artikuj bujqësorë. Midis tyre nisi një debat lidhur me çmimin e një sasie patatesh që po peshohej dhe në mungesë dakordësie, blerësit janë tërhequr nga blerja e mallit. Kjo përballje verbale ka shërbyer si shkak për nisjen e një përplasjeje fizike. Mësohet se Xhezo ka marrë një gurë peshe dhe me të ka goditur në kokë Klodjanin.

Grindja është ndërprerë pasi blerësit janë larguar. Kreshnik Rama, djali tjetër i Skënder Ramës, po atë ditë, rreth orës 09:00 të mëngjesit, pa qenë në dijeni në lidhje të grindjes, rastësisht ka shkuar për t’u furnizuar me furgon. Por, Xhezo duke pandehur se kishte shkuar për t’u hakmarrë, ka marrë një armë automatike dhe në momentin që furgoni ka ndaluar është afruar dhe në një distancë rreth 7-8 m ka qëlluar në drejtimin të tij.

Si pasojë e agresionit mbeti i plagosur Rama së bashku me shoferin e furgonit. Pas kësaj ngjarjeje, Xhezo, është arrratisur dhe hetimet janë zhvilluar në mungesë të tij. Fillimisht, dënimi i dhënë nga Gjykata për Xhezon ishte me 14 vjet burg, ndërsa duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, subjektit i mbeteshin të vuante vetëm 9 vjet e 4 muaj burg.

Vendimi i marrë në mungesë të tij nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë dhe më pas e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, u dërgua nga Xhezo në Gjykatën e Lartë, instancë që në vitin 2012,  e uli dënimimin në vetëm 2 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *