• |
ide | kryesore

Juventus prezanton uniformën e re

Sport



Juventusi e ka publikuar fanellën e tretë për sezonin e ardhshëm, 2019/20, për të cilën kanë thënë se është punuar me “teknologjinë më të re dhe me dizajn më të mirë”.

Fanella, me ngjyrë të kaltër, është e përbërë plotësisht nga poliestër i ricikluar. Mbi ngjyrën e kaltër, është vendosur një dizajn shkëlqyes me ngjyrë metalike.

Fanella e tretë komplimentohet nga pantallonat e shkurta po ashtu të kaltra dhe çorapet e kaltra. Të gjithë këto elemente janë të theksuara nga vijat karakteristike të Adidasit me ngjyrë të bardhë.

Në mesin e atyre që e modeluan këtë fanellë ishin Giorgio Chiellini, Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala. Ky i fundit është raportuar se mund të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere për shkak të interesimit të Manchester Unitedit.

Të gjitha fanellat e klubit për sezonin e ardhshëm i kanë pasur disa ndryshime nga fanellat tradicionale. Fanella e parë është dizajnuar në blloqe ngjyrash e jo vija, ndërsa fanella e dytë është më ngjyrë të bardhë dhe të kuqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *