• |
ide | kryesore

Në shoqërinë e vajzave me bikini, Salvini merr kufjet e DJ dhe “ngre peshë” plazhin (video)

Paparazzi



Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, vazhdon të kryesojë “testet” e popullaritetit dhe të besueshmërisë që gëzon në radhët e të rinjëve bashkëkombas.

Kësaj radhe, kreu i “Lega”-s është shfaqur si DJ i një feste në një plazh pranë Ravenna-s, nën shoqërinë e vajzave të veshura me bikini, në një video të postuar së fundmi në mediat sociale.

Në një sekuencë të videos, turma këndon me Salvinin himin kombëtar të Italisë, ndërsa spektakli ka ngjallur reagime të përziera në mediat sociale, që variojnë nga lëvdatat për shpirtin argëtues e të dashur të ministrit,e deri tek mungesa e seriozitetit që nuk i shkojnë për shtat një zyrtari të një rangu aq të rëndësishëm.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Salvini vendos kufjet e DJ-it. Një klip tjetër i vitit 2016, e tregon atë në të njëjtin vend, para se të bëhej zv/ kryeministër teksa argëtonte po aq shpengueshëm pushuesit.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *