• |
ide | kryesore

PD e akuzoi se ka bërë burg, Prokuroria nis verifikimet për Valdrin Pjetrin

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për kryebashkiakun e zgjedhur të Shkodrës nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, Valdrin Pjetri.

Kryerja e verifikimeve vjen pak ditë pasi Partia Demokratike depozitoi në organin e akuzës një kërkesë për evidentimin e pastërisë së figurës së Pjetrit. “Valdrin Pjetri ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik. Ai në vitin 2001-2002 ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence) dhe më pas ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet.”- shkruhej në kërkesën e PD-së.

Kërkesa e PD-së i ka kaluar sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, që pritet të dalë së shpejti me një vendim. Sipas selisë blu, Pjetri preket nga ligji i dekriminalizimit pikërisht për shkak të ndalimit të tij në Itali në harkun njëvjeçar 2001-2002, duke shtuar se pas kthimit në Shqipëri, nuk ka udhëtuar më në drejtim të shtetit fqinjt për tetë vjet me radhë. Por, në formularin e vetëdeklarimit që kryebashkiaku i porsaemëruar i Shkodrës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk rezulton të ketë shënuar dënimin e dhënë ndaj tij nga autoritetet italiane.

Në formular, Pjetri ka pasqyruar vetëm qendrimin në qytetin e Firences në periudhën 2001-2002 për kryerjen e studimeve universitare. Ndërsa socialisti iu është përgjigjur negativisht pyetjeve në kategorinë “të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit”.

 



9 Comments

      1. ky per mu si qytetare shkodrane a i piste per arsyn 1 qe perdhos demokracine qe do te thote regjim i popullit nga kuptimi dhe jo i 5% ne kushte monozgjedhore; mu me gjith kualifikimet qe kam, emrin e familjes me historik me me than a do me e pas Bashkin e qytetit tem ne keto kushte kisha than jo; po qe nuk me zgjedh komuniteti jem kisha pas Turp prej vedit.(ky tipi edhe pse a jo me origjin autoktone shkodran po prej rrethinave komplekset e tij mos ti shprehin me kap pushtet bashkie keshtu).
        2 flitet per prokurori qe sot kan humbur at min. pavaresie me perpara; jan bere skllave sic na rezulton me at markun; qe u vu me qellim kontrolli nga regjimi si dikur partia …pak e kualifikume dhe ajo komplekset e saj po shpreh duke u be vegel e ketij diktatoruc! ky ska me ken kurr qytetar i par i shkodres, moralisht e profesjonalisht me njoll ka me mbet!

  1. djali i nje ish sigurimsi i emruar ne bashki eshte turp , edhe hajne , keshtu i duhen rames doshi,sterkaj , pjetri me pushtu shkodren .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *