• |
ide | kryesore

Studimi/ Pushteti i Hashim Thaçit mbështetet nga regjimi kriminal që Edi Rama ka ngritur në Shqipëri

Arkiva, Kryesore

Instituti Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan IFIMES me seli në Lubljanë i ka kushtuar një shkrim të gjatë situatës politike në vend dhe zgjedhjeve të reja që pritet të mbahen këtë vit.

Në këtë shkrim të titulluar “ Zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019 në Kosovë: Një shans i ri për dekriminalizimin e Kosovës”, presidentin aktual të shtetit, Hashim Thaçin, e cilësojnë si “simbol oktapod të politikës kriminale” në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Periudhën e Hashim Thaçit si kryeministër thonë se e kane karakterizuar punësimet familjare, frikësimi i kundërshtarëve politikë e qytetarëve, presioni ndaj mediave dhe krimi e korrupsioni i përhapur në çdo pjesë të shtetit e shoqërisë.

“Qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe klani i tij karakterizohet me nepotizëm, frikësim të kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve, presion ndaj mediave, reagime, krim, mos transparencë dhe korrupsion në çdo sferë të shoqërisë Kosovare”, shkruan IFIMES, transmeton Gazeta Express.

Përveç kësaj ata thonë se në periudhën e qeverisjes së Hashim Thaçit me Kosovën është ngritur edhe trendi i ikjes së popullatës së moshës së re nga Kosova.

 “Një tendencë posaçërisht shqetësuese është edhe emigrimi masiv i brezit të ri të popullatës me moshë pune. Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të ndalojë këtë prirje negative. Krimi i organizuar dhe korrupsioni paraqesin një kërcënim serioz për shoqërinë e Kosovës”, potencon tutje shkrimi.

Sipas IFIMES Hashim Thaçi si një simbol i ‘oktapodit politiko-kriminal’ bëhet edhe më  i fuqishëm duke bashkëpunuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën , për të cilin Instituti në fjalë thotë se gjithashtu ka vendosur një regjim kriminal në Shqipëri.

“Hashim Thaçi përfaqëson një simbol të oktapodit politiko-kriminal. Fuqia e Thaçit forcohet më tej përmes aleancës me kryeministrin shqiptar, Edi Rama (PS) dhe regjimin e tij, i cili ka vendosur një perandori kriminale në Shqipëri me rrënjë të thella ndërkombëtare e që shpesh herë përdor Kosovën për të shtrirë tentakulat e saj edhe në rajon”, vazhdon tutje shkrimi.

Në këtë shkrim theksohet edhe një raport i Transparencës Ndërkombëtare e cila në indeksin e korrupsionit për vitin 2018 rendiste Kosovën te 93-tën nga 180 vende gjithsejtë. Të njëjtën pozitë sikurse Kosova kishin edhe Gambia, Guajana, Mongolia e Panamaja.

Ndërsa sa i përket lirisë së mediave, sipas vlerësimit të Reporterëve pa Kufij të Lirisë së Mediave, Kosova renditet në pozitën e 75-të nga 180 vende gjithsejtë, duke hyrë ne grupin e shteteve që kanë liri të pjesshme të mediave.

Vërejtje në këtë raport jepen edhe për Qeverinë e Ramush Haradinajt e cila tashmë është në dorëheqje duke potencuar se s’ka bërë mjaftueshëm për të ndalë trendin e ikjes së popullatës, përmirësimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik e thithjen e investimeve të huaja.

Gazeta Express

11 Comments

  1. Damari i UDBse fatkeqësisht i rrenjosur thelle qe ne formimin e partise komuniste shqiptare, me Enver Hoxhen, Ramiz Aline, Sali Berisha e tashi dyshja Rama – Thaçi po vazhdojne misionin nepermjet Baton Haxhiut. Shkatërrimi i kombit tone është strategji afatgjatë qe akoma vazhdon! Zoti ruajt Shqipërinë e shqiptart

  2. Mjafton që të shikoni transformimin e shqiponjes sone kombëtare qe ka parametra raporti madhesishe te shenjta. Rama e kq kthyer ne shqiponjen sllavo-ruse-serbe.
    Tradheti!

  3. Qe diten e pare qe ka mare pushtetin ky gerdalla plak matuf ka punuar vetem e vetem me vjedh, ta mbushi drog gjith vendin, te jetoje vetem me krimin.dhe te jete aleati me i ngushte i Serbo Rusise.

  4. Uns: qenka vella i kaLit.
    Berishes i rruash topert.

    Ky kurva bushati i lapsit nuk e publikon lajmin per Tualet Ballen dhe Olsi Ramistanin qe ka akuzuar depiteti Gjerman

    1. As faktin qe amerikanet i kane kerkuar bashes te shpalli non grata george sorosin. Ska si te ishte ndryshe per bushatin. Terhiq e mos keput.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu