• |
ide | kryesore

Turneu i Ed Sheeran kthehet në rekord fitimesh

Paparazzi, Slider



Turi i koncerteve të albumit “Divide” nga Ed Sheeran, ka thyer rekordin botëror të biletave të shitura, duke lënë pas dhe grupin e famshëm U2.

Artisti britanik prej gati 3 vitesh e ka çuar “Divide tour” gati në çdo cep të botës, duke realizuar deri tani 246 koncerte. Ai i fundit, në Hannover, bëri të mundur që fitimet nga biletat e shitura të shkojnë në shumën e 736,7 milionë dollarëve, duke thyer rekordin e U2, prej 735,4 milionë dollarësh.
Lajmin e ka bërë të ditur “Pollstar”, revistë e njohur në fushën e industrisë së koncerteve por edhe vetë Ed, me anë të një postimi në Instagram.

“Turi Divide theu sot rekordin e U2. Tani është turneu më i ndjekur dhe më me shumë fitime i të gjitha kohërave. Faleminderit secilit prej jush që kanë ardhur dhe më kanë ndjekur. 12 koncerte të mbetura, nk do ta harroj kurrë.”- shkruan Ed bashkangjitur me foton, ku pozon krah publikut të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *