• |
ide | kryesore

U vodh në Turqi, sekuestrohet anija në Sarandë, pranga kapitenit

Lajme, Të fundit



Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar një anije turistike të vjedhur dhe ka vënë në pranga kapitenin e saj, për trafikim të mjeteve motorrike.

Sipas hetimeve paraprake, rezulton se ky mjet lundrues, “LIBERTAS”, ishte vjedhur në Turqi. Nga shkëmbimi i informacionit mes Policisë Kufitare të Sarandës me homologët grekë dhe malazezë dhe pas verifikimeve të kryera edhe nga Interpol Tirana, u kontatua se shtetasi turk, D.U., 47 vje, ia kishte vjedhur anijen një bashkëkombësje..

“LIBERTAS” me 3 shtetas në bord (1 turk dhe 2 rusë)  vinte nga Korfuzi dhe kishte hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës.

Më tej, është njoftuar Policia turke për të kontaktuar me pronaren e mjetit lundrues, për veprime të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *