• |
ide | kryesore

A u dorëzua vullnetarisht Bashkia e Kamzës? Shikoni si u “spastrua” zyra e Mziut (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mëngjesin e sotëm, ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ftoi qytetarët përmes një thirrjeje të shpërndarë në rrjetet e tij sociale që të bashkoheshin në shenjë rezistence përpara godinës së njësisë vendore, për të mos lejuar marrjen e detyrës nga kandidati fitues në zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit, Rakip Suli. “Jo komunizmit, krimit, korrupsionit, votimeve moniste, jo 6%!”– shkruante Mziu. Në përgjigje të kësaj, mbështetës të Partisë Demokratike u barrikaduan për disa orë në dyert e Bashkisë, edhe pse precedentët e mëparshëm duhet t’u kishin mësuar se “klandestinët” do të hynin në ambientet e institucionit pas orarit zyrtat të punës.

Unë besoj se nuk varet vetëm nga unë. Besoj se shumica e qytetarëve do të jenë barrikadë e këtij grushti shteti… Do ta lë zyrën kur të bëhen zgjedhje normale. Janë 27 kryetarë bashkish që janë të gatshëm që të mbrojnë Kushtetutën, ligjin.”- deklaronte më datë 5 korrik Mziu.

Por, vendosmëria e këtij të fundit vihet në dyshim nga pamjet e bashkëngjitura, që tregojnë zyrën e kryebashkiakut për ditën e sotme, para dhe pas “zbarkimit” të Sulit. Këto foto të bëra këtë pasdite brenda zyrës ku rrinte Mziu, tregojnë qartësisht se dorëzimi i “bastionit të demokratëve” ishte i përgatitur. Zyra paraqitet totalisht e boshatisur dhe prej aty janë hequr të gjitha dokumentet apo fotografitë që mbante Mziu më herët.

Dallimi bëhet edhe më i qartë nëse krahasojmë pamjet e sotme me fotot kur shfaqej Xhelal Mziu në pozicionin e kryebashkiakut. Madje, edhe çelësat e zyrës gjendeshin brenda në Bashki dhe ndryshe nga ç’u raportua më parë, mbështetësve të PS nuk u është dashur të hyjnë aty me forcë.

 

 

 



13 Comments

  1. Po edhe konstituimin e keshillit sekretari aktual e kishte thirrur. Ka logjike politike. Demokratet jane ato qe duhet t’i marrin, jo t’i leshojne zyrat. Kjo eshte paqje me shije lufte.

  2. Sa lumturi kane karat e rilindjes per menyren se si po I uzurpojne te gjitha pushtet. Se shpejti nuk do kene me asgje perpos merites ekskluzive te shkaterrimit te cdo ekuilibri te brishte demokratik.

    1. Pse o toç po i ozurpon rilindja pushtetet apo po ja fal deshtaku Basha?!Se po te hynte ne zgjedhje komediani Basha,sot do kishim tjeter realitet…

  3. Per bithe do te dilte se asgjo nuk osht e tija,nje gomar dhe hjadut me pak.Hane mut kot si trima ,por s’kane asnje baze sepse Luli po bo qejf ne Hollande kurse prsidenti i emeruar po merr malet me rradhe me helikopter te bitha.
    Mbahu Mzi se ka shume dasma para dhe ti ke titullin Pr,Dr,Mzi daullja.
    Na osht merzit edhe Shkullaku.

  4. Qija nonen ky paska kollare!e mer xhelal penisi ku je mer trim doktor shencekar ta kapi venin kollarja me lule.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *