• |
ide | kryesore

Bajrami po afron/ 5 elementë si të dalloni mishin cilësor në Shqipëri

Stil

Keni bërë pazaret, keni blerë perimet, produktet bazike, djathrat e çdo gjë tjetër për të gatuar një vakt super të shijshëm me rastin e festës së Bajramit, e që do të kënaqë gjithë familjen tuaj? Ju ka mbetur vetëm pjesa kryesore e një tavoline shqiptare, mishi? Po sikur të mos jetë i freskët? Po sikur të mos jetë ruajtur në kushtet e duhura? Po sikur të jetë mish nga kafshë të rritura me hormone?

Të gjitha këto pyetje na kalojnë nëpër mend sa herë na duhet të përzgjedhim mishin e duhur për tavolinat tona, sidomos në raste festash. Por si ta dallojmë mishin, se sa i sigurt është, sa cilësor është dhe nëse është organik?

Për të qenë të sigurt në atë që blejmë, duhet të mësojmë se si ta dallojmë mishin cilësor dhe organik.

Për këtë ekzistojnë 5 tregues që na bëjnë të kuptojmë që një mish është i shëndetshëm dhe përmbush standardet e cilësisë.

  1. Ngjyra

Kjo është në vartësi edhe të llojit, racës dhe moshës së kafshës. Ngjyra e mishit të freskët të qingjit është e çelur dhe ka një shtresë të lehtë dhjami.

  1. Struktura e sipërfaqes

Sipërfaqja e mishit duhet të duket e butë, e shkrifët dhe e përsosur. Kujdes kur sipërfaqja e mishit duket e rrëshqitshme dhe e yndyrshme.

  1. Lëngshmëria

Nëse mishi është duke “notuar” në lëngun e vet, nuk është një shenjë e mirë kundrejt cilësisë së atij mishi. Mishi cilësor duhet të duket i lëngshëm në brendinë e përbërjes së mishit dhe jo i veçuar nga thela.

  1. Aroma

Mishi i cilësisë së parë ka një aromë të butë dhe neutrale, por asnjëherë i rëndë apo i sikletshëm.

  1. Paketimi

Në rastin e mishit të paketuar, bëni kujdes nëse shihni pikëza të vogla uji brenda paketimit. Kjo tregon që mishi është mbajtur në temperaturë të papërshtatshme dhe procesi i ngrirje-shkrirjes ka shkaktuar dëmtim të produktit dhe humbjen e vlerave ushqyese.

Duke pasur të gjithë këta tregues në mendje, ekziston një vend i cili i përmbush të gjitha standardet e cilësisë dhe higjenës së tregtimit të mishit. Bëhet fjalë për rrjetin lider të supermarketeve në vend, Spar Albania.

Vetëm në Spar gjeni mishin më cilësor në treg. Të kontrolluar dhe të garantuar, që nga përzgjedhja e furnitorëve të sigurt, transporti në kushtet optimale dedikuar produkteve të delikatesës; prerja, përgatitja dhe ofrimi i produktit duke ruajtur standardet e higjenës, sipas specifikave të Bashkimit Europian.

Departamenti i Delikatesës në Spar Albania, është departament i rëndësisë së veçantë, pasi kujdesi ndaj produketeve delikate është maksimal. Çdo gjë është e kontrolluar, e freskët dhe me vlera ushqyese.

Tashmë, vetëm me rastin e Festës së Bajramit, nga data 8 – 11 Gusht, do ta gjeni mishin e qingjit dhe produktet kryesore të tryezës tuaj festive, me çmime speciale!

  • Mish qingji vendi – 755 lekë/kg
  • Vezë Ovital e hapur – 9 lekë/kokërr
  • Banane – 99 lekë/kg
  • Vaj luledielli Spar – 115 lekë
  • Birrë Stela pa alkool – 55 lekë
  • Lëng frutash Santal – 129 lekë

Këto oferta i gjeni në të gjitha dyqanet Spar dhe Interspar në të gjithë vendin.

SPAR Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. (artikull promocional)

2 Comments

  1. mishi i derrit eshte .ishi absolutisht me i shijshem we mund te ekzistoje. vetem fakti qe se hane keta me ben ta shijoj dyfush, sidonos per bajram

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu