• |
ide | kryesore

Gruaja e vrarë mbrëmë, nëna e këshilltares së Haradinajt. Dedikimi i ndjerë i vajzës: Pusho e qetë…

Lajme



Gruaja që u vra mbrëmë në Prizren me 15 plumba nga i shoqi, është nëna e nënkryetares së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherh këshilltare politike e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hotit.

Hoti është edhe kryetare e rinisë në këtë parti. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Hoti përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetin social “Instagram”.

“Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar bashkëngjitur një fotoje vajza e të ndjerës.

Mësohet se viktima 42-vjeçare u vra pas një mosmarrëveshjeje që pati me të shoqin, 61-vjeçarin B.V., me të cilin kishte disa vite martesë.

Të dy kishin ardhur në Kosovë nga Zvicra për pushime.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *