• |
ide | kryesore

Ilir Meta, një armik që na duhet

1, 2, Arkiva, Ide



Sa më shumë që po luftohet nga Edi Rama, aq më tepër Ilir Meta po mbështetet tek i vetmi aleat që i ka mbetur: mbrojtja e interesit publik. Këtë ka bërë edhe sot nga zyra e Presidentit, prej nga ka kthyer mbrapsht ndryshimet e Kuvendit në ligjin për koncesionet dhe PPP.

Le të jemi të qartë, me kompetencat që ka, kreu i shtetit as nuk e frenon dot grykësinë, as nuk e ndal paskrupulltësinë e rilindësve. Ai vetëm mund të përdori të gjitha mjetet që ka në dorë, për ta bërë sa më ulëritëse atë.

Kështu ka ndodhur edhe me mosdekretimin e dy neneve (17 dhe 18) që mëtonin të shtynin ende në kohë efektet shkatërruese të ligjit të mësipërm dhe më konkretisht mundësinë për të marë para publike përmes ofertave të pakërkuara (më shumë detaje tek shkrimi këtu poshtë).

Shpjegimi/ Pse Meta ktheu ligjin? Rama kërkon të përfitojë deri në tetor nga PPP

Të ndodhur nën presion të madh ndërkombëtar, se po shkatërrojnë buxhetin dhe po thellojnë borxhin, rilindasit u zotuan që vitin e shkuar se do i thonë stop shpërndarjes së milionave me oferta të pakërkuara. Rasti më flagrant i kësaj praktike ishte marrëveshja mes Edi Ramës  dhe kompanisë Fusha për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së gjashtë grataçielave me një fitim 200 milionë eurosh.

Ashtu sikurse treguan investigimet për këtë aferë (kryeministri me arkitektin Bjarke Ingels e kishin bërë shumë më parë planin- që në vitin 2016- sesa Shkëlqim Demir Fusha të dorëzonte ofertën e tij të pakërkuar- në 2017 / Pika 3, 5, 11 e shkrimit poshtë), ky lloj ofertimi, nismëtari i të cilit fitonte edhe pikë më shumë sesa konkurrentët e mundshëm në garë, rezultoi një hedhje hi syve për të shpërndarë para pa konkurrencë.

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Pikërisht për këtë ndërkombëtarët e fshikulluan dhe pikërisht se i doli boja keq, qeveria Rama u zotua ta kufizojë atë.

Oferta e pakërkuar do përdorej këtej e tutje vetëm për ndërtimet në porte dhe aeroporte dhe bonusi për të do të hiqej.

Por, megjithëse e kishin gati që në janar, socialistëve nuk u bënte zemra ta kalonin këtë ndryshim. Ata e zvarritën dhe sorollatën për katër muaj, deri sa vendosën ta votonin në parlament në 17 korrik.

Por sërish edhe këtu e gjetën një kleçkë.

Një ditë përpara miratimit, shtuan amendamentet e neneve 17 dhe 18, për ta shtyrë edhe tre muaj këtë praktikë të dyshimtë. Qëllimi ishte i qartë: nga njëra anë u thonin ndërkombëtarëve se porosinë tuaj po e zbatojmë, nga ana tjetër shfrytëzonin çdo ditë që u jepej për të bërë para.

Kështu vepruan dhe pikërisht këtë kohëzgjatje absurde nuk ka pranuar të dekretojë Ilir Meta. Ai ka argumentuar se parlamenti ka votuar ndryshime që lënë vend për abuzime.

Ashtu sikurse thamë, ai nuk ka fuqi t’i ndalojë ato. Parlamenti që tashmë është me pushime do të marë kohë t’i rivotojë sërish ndryshimet dhe afati i hyrjes së tyre në fuqi do të jetë pak a shumë i njëjtë. Qeveria Rama do të ketë mundësi për rrumpallë me oferta të pakërkuara, përsëri, deri në tetor.

Por, pavarësisht se nuk e pengon dot babëzinë, hapi që hodhi Meta është i vlefshëm për tjetër gjë: sepse duke mos e dekretuar, ai po e vë më në dukje anën e errët të këtij ndryshimi.

Në këtë kuptim, ai po ndjek të njëjtën rrugë, sikurse bëri me kthimin pas të ligjit për teatrin, apo me atë për përgjysmimin e dividentit.

Ilir Meta është shndërruar në të vetmin politikan, që nuk po e godet lidhjen Rama- oligarkë vetëm me fjalë, por edhe me akte.

E këtu, në paradoks me mendimin që shumëkush ka për të, ai po i shërben publikut. Pak rëndësi ka nëse këtë po e bën me bindje, apo për shkak të konfliktit politik armiqësor ku është ngërthyer. Edhe kjo e dyta në qoftë, Ilir Meta është një armik që na duhet. Një gur më shumë në barrikadën ndaj makutërisë së Ramës dhe dhjetë klientëve të tij. 

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Sakte Bushat,
    meta është i vetmi politikan që po e godet lidhjen Rama – oligarkë jo me fjalë (si Artisti daullexhi qe verdallos miletin, bubullites ne te thatë….) bashkeSofraxhiu i Piktorit
    ( te tasit te makaronave Franceze qe ju bone florinj, te lbyrmit…. ?)

    Shkurt:
    Nuk duhet ta bëjmë lanet se këtë po e ben për koken e vet.
    Puna te bohet!.

  2. Ja ke fut kot o Bushat,thjeshte Meta i ka hyre nje rruge ekstremiste te dali ku te dali,pra Meta qysh se nxorri dekretin e çdekretimit te zgjedhjeve dhe ne vazhdim ka dale hapur kunder kushtetutes dhe kunder rolit te presidentit dhe ka marre hapur krahun e gruas(opozites)bile aq larg ka shkuar çmenduria e tij saqe çdo dite flet dhe shkruan llojlloj budallalliqesh qe e turperojne postin dhe rolin e presidentit te Republikes,shkurt muhabeti Likja e ka kuptuar qe nuk i shpeton burgut dhe i ka hyre nje rruge kamikaze te dali ku te dali,bye bye mr.president!!!

  3. Kerkesa qy duhet shtruar kundra abuzimit qy bojn oligarkt dhe qy t fitoj liridemokracia ,osht qy ” gjith shqipria t bohet e zhvilluar dhe e pasur si gjiri i lalzit ” Respekt per opinionistat qy jan kundra oligarkvet dhe padronve t oligarkve qi jan pulitikant.

  4. Nje pyetje qe me shqeteson sinqerisht ndoshta, eshte: A do t’i refuzonte Meta keto ligje nese do kishte kompetenca thelbesore( fuqi per t’i penguar)? Per momentin keto dekrete mbesin vetem ne arkivin e lapsit dhe ndonje portali tjeter, me ngushellimin qe Bushati do t’i ripublikoje kur ta kapi Meten ne kunderthenie. Mbase PS-ja ne opozite do dorezoje mandatet pas ripublikimit.
    Shpresoj,qe deri atehere, te jem akoma duke shurruar ne menyre lineare te vazhdueshme.

  5. “Presidenti është i vetmi politikan që e ka goditur qeverinë jo vetëm me fjalë por edhe me akte” shkruan Bushati.
    Nuk më duket fort bindëse kjo thënie.
    Të gjithë liderët e partive opozitare, nuk janë mjaftuar vetm me fjalë, por pasi bënë edhe aktin “e pa precedentë”, dorzimin e mandatëve të deputetëve, i kanë vazhduar “aktet” e tyre me protesta të fuqishme si në Tiranë, edhe nëpër gjithë Shqipërinë

  6. Jetojmë në anarki totale. Qeverria punon si arriviste pa moral, rrethuar nga një tufë servilësh, lukuni sahanlëpirësish, që ngjan si çmenduri kolektive rilindase. Presidenti bën mirë që i kundershton dhe ,jo vetëm ai, por kushdo që ndihet sadopak real dhe i ndershëm , duhet të japë ndihmesën e vet që kjo lloj qeverisje të shkojë në të sëmës. Enough is enough, do të thoshte amerikani në këtë situatë tragjikomedie fatale.

  7. Shqiperia eshte krejtesisht ne sketerre, ska rendesi fare a po godet Meta Ramen me deklarata. Me miq te tille ska cte duhet armiku, i thone nje muhabeti. Ne jemi zhytur ne monotoni e kercejme me pordhet e politikaneve pak rendesi ka cilet. Shqiperia eshte vend i perkohshem tashme ne zbehje ku keta moterqire zihen me njeri tjetrin kush te mari me shume, e kur nuk marin dote, qahen neper ambasada si kurva, keta jane “politikanet” tane ca tradhetare te shitur hajdut e drogaxhinj, kurse rreziqet rreth e rrotull sa vine e shtohen. Populli eshte i mberthyer ne grindjet e ketyre si te ishte telenovele, dhe ne fakt kjo e ben terheqse vemendjen e popullit jo politika vete, fale dhe jo pak kontributit te mediave dhe portaleve perfshire dhe lapsit qe na analizojne cdo dite si po shkojne punet mes njeri tjetrit. Eshte bere bajat tashme. Madje tani na keni futur dhe Spiropalin ne telenovele qe me demek shkerdhehet sa andej kendej, qe jo vetem te na nevrikosni e inatosni por dhe te na i ngrefni duke lexuar analizat tuaja. Eshte nje shprese e zbehte qe nje dite populli do te jete me i bashkuar dhe me i ndergjegjsuar dhe do ngrihet ti mari perpara te gjitha politiken telenovele, ambasadore, dhe ju bashke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *