• |
ide | kryesore

Kush është krahu i djathtë e Trump-it që do të vizitojë Kosovën

Arkiva, Të fundit



Nëse ka një person që po investon më shumë se të gjithë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ai është John Bolton, Këshilltar për Sigurinë i presidentit amerikan, Donald Trump.

Dora e djathtë e Presidentit Trump, Bolton është figura më e rëndësishme në sigurinë kombëtare amerikane edhe për shkak se pozicioni i tij nuk kërkon konfirmim nga Senati, ai nuk i përgjigjet askujt përveç presidentit Trump. Ai është i vetmi që e di si punon Shtëpia e Bardhë, pasi ka shërbyer në çdo administratë republikane që prej vitit 1981.

“E vetmja shpresë për lirinë e njerëzimit në histori janë Shtetet e Bashkuara. Çdo mëngjes zgjohem duke thënë: Çfarë interesash të SHBA duhet të avancojmë sot?” ishte shprehur Bolton për mediat amerikane.

Kohë më parë Bollton është takuar me Dacic ku kanè folur për Kosovën. Ky i fundit kishte deklaruar për televizionin publik serb RTS, që sipas Bolton, SHBA’të nuk e mbështesin më politikën e jashtme në auto-pilot të para 20-30 viteve, por po zhvillojnë një qasje më kreative me synim arritjen e një zgjidhjeje kompromisi, dhe se John Bolton, ishte bërë shumë i qartë se problemi i bllokimit të dialogut qëndron në Prishtinë e jo në Beograd, duke aluduar tek Qeveria Haradinaj.

Bolton gjithashtu kishte thënë se gjetja e kompromisit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është prioritet në listën e aktiviteteve të punëve të jashtme të administratës së Presidentit Donald Trump.

Disa mund të jenë skeptik por SHBA është shumë më efikase se BE. Në vitin 2017, Washingtoni deklaroi vendosmërinë për zgjidhjen e çështjes mes Shkupit dhe Athinës. Dhe ia dolën. Çështja u zgjidh pas 27 vitesh pritje.

Vlen të theksohet se në fund të muajit gusht apo në fillim të shtatorit, siç ka raportuar Gazeta Metro, një delegacion me emisarë amerikanë i udhëhequr nga Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton pritet që të vijë në Kosovë, e ku pikërisht dialogu do të jetë çështja kryesore e takimeve që do ti zhvilloj me zyrtarët kosovarë

Ky takim pritet të sjellë mesazhe të rënda dhe ‘qortime’ për lidershipin kosovar të cilëve do t’iu rekomandohet që sa më shpejt të zhbllokojnë situatën për të krijuar kushte për bisedime dhe finalizim të paqes dhe njohjes, së Kosovës me Serbinë.



3 Comments

  1. Jam popull i thjeshte po nese do isha gazetare ketij turi kuqit amerikan do ti beja nje pyetje te me shpjegonte pak se si siria dhe iraku para se keta ti sulmonin dhe tja sulnin europes miljona e miljona emigrante duke dobsuar ndjeshem ekonomite e tyre e kane pasur borxhin e jashtem 0. Pra vende pa borxhe te jashtme?!. Apo ” teroristet” te mbire nga ” hici” i shkatruan. Ok beni corap dynjane dhe kush pranon te behet corap le tja faturoje popujve sylesh haracin . E meritojne. E kane hak.

  2. Cdo e keqe vjen prej vetvetes. Dhe ne e kemi prej vetvetes cdo njeren prej tyre. Por qe ne nuk duam veten e vendin por amerika ” na do shume” kjo eshte cmenduri. Nje propangande e shfrenuar dhe nje dezinformim katastrofe. Ku jemi? Cfare ka ndodhu ne 30 vjet? A jemi sovran? A varet zvicra apo gjermania apo suedia e plo e plot nga te tjeret? Jo dhe jo. E atehere???!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *