• |
ide | kryesore

Prisni të merrni pushimet? Zbuloni si do të jetë moti gjatë muajt gusht

Lajme, Të fundit



Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrushme dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut, bën të ditur Shërbimi Meteorologji. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, me përjashtim të relieve malore ku do të mbizotërojnë vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Muaji gusht do të karakterziohet nga koha e kthjellët dhe me temperatura të larta, që do të arrijnë deri në 38 gradë celcius.

Moti do të vijojë të mbetet i kthjellët por do të por pritet që të kemi rritje graduale të temperaturave duke bërë që gjatë fundjavës të luhaten nga 30 gradë celcius në zonat malore deri në 37 apo 38 gradë celcius në pjesën tjetër të territorit. Në fakt kjo rritje e temperaturave vjen si pasojë e masave ajrore nga veriu i Afrikës, e cila është e fundit për këtë verë, duke bërë që temperaturat të mbeten të larta deri në mesin e muajit gusht. Pjesa e parë e muajit gusht do të mbetet me temperatura të larta, ndërsa parashikohet që të kemi një shkëputje me 2-3 ditë 15 ditëshin e dytë të gushtit duke bërë që të sjellin në rënie të temperaturave dhe kryesisht pjesa e dytë e muajit gusht do të mbyllet me temperatura afër vlerave normale klimatike 32-33 gradë celcius. Parashikohet që të kemi një zgjatje të verës por jemi herët për të dhënë një parashikim të përgjithshëm se sa do të zgjasë kjo verë”, ka njoftuar sinoptikania, Adiola Bani.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *