• |
ide | kryesore

“Rama na priti zbathur dhe me pantallona të shkurtra”, gazetari i “Euronews”: Ishte një intervistë…

Lajme, Të fundit



Gazetari i rrjetit prestigjioz televizi evropian “Euronews”, Jack Parrock ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale në “Twitter” një fotografi ku shfaqet përkrah kryeministrit Edi Rama në hyrje të vilës qeveritare në Dhërmi

Arsyeja e takimit mes tyre është zhvillimi i një interviste rutinore politike. Mesa kuptohet edhe nga teksti përshkrues bashkëngjitur fotos, Parrock-ut i ka bërë përshtypje që Rama i ka pritur “miqtë” zbathur dhe me pantallona të shkurtra.

“Kjo nuk ishte një interviste e zakonshme politike. Kryeministri i Shqipërisë na priti në rezidencën e tij verore, zbathur dhe me pantallona të shkurtra. Intervista jonë u përqëndrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Intervista do të transmetohet në Euronews në ditët në vijim”.

 

 

Prej kohësh, veshjet e kreut të qeverisë bëjnë lajm dhe ngjallin reagime të shumta, aq sa për audiencën e huaj, mund të identifikohet fare kollaj, pa qenë nevoja për t’i memorizuar emrin. Më së shumti kritikohet mungesa e seriozitetit të tij dhe prirja për të treguar më tepër “piktorin” sesa “politikanin”, qoftë edhe në takime zyrtare të një rëndësie të veçantë.

 

 



11 Comments

  1. Mire qe ishte me pantallona te shkurtra, se mund te ishte me minifun apo me tanga. Cfare do bente gazetari pastaj?

  2. Nje shprehje e vjeter thote qe: “femija eshte pasqyra e shtepiese”. Edhe ky femiu i semure keshtu e ka bere shqiperine, e zhveshi nga cdo gje, pasuri dhe vlera. Me pak fjale e zbathi sic ka dale edhe vete zbath

  3. Km funderrin?kurr Shqipetari mikun se pret ashtu mirpo ky kurvi mendon me mendjen plot droge mendon se do e kthej ne mode?????????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *