• |
ide | kryesore

Rama nuk “kursen” as “katunarin” e vet: Men për her tjetër me kuponat, ene mos e harro…

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish një mesazh nga aksioni kundër informalitetit të shtrirë në të gjithë vendin.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Rama ka ndarë me ndjekësit një foto të tij së bashku me një sipërmarrës, “katunarin e vet”, që e porosit në zhargon (prirje populiste e adoptuar edhe nga “dishepulli” i tij më i spikatur, Erion Veliaj) që të mos harrojë të lëshojë kuponin tatimor.

Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh? Po Ligjin e dua edhe më shumë? Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat?Ene mos e harro inglizin, që thot “Dy gjona jon t’vdekme për robin n’demokraci, vdekja ene taksat”?”-shkruan Rama.

Megjithatë, mbetet për t’u shpresuar që ky aksion i vrullshëm, me sanksione të përditshme të vijojë me të njëjtin intensitet dhe paanshmëri, në dallim nga të tjera nisma të qeverisë “Rama” (kundër vjedhjes së energjisë, kundër kanabizimit të vendit etj), që më tepër se të dobishme, rezultuan propagandistike. Për më tepër, informaliteti nuk duhet luftuar me fushata “part-time”, në pikun e qarkullimit të parasë, me qëllim mbushjen e arkave të shtetit, por dhënia e kuponit tatimor duhet rrënjosur në kulturën e të bërit biznes në Shqipëri.

Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, Rama shkarkoi nga detyra muajin e kaluar ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duron, me arsyetimin se përkundër pritshmërive, nuk kishte përmirësuar rezultatin e grumbullimit të të ardhurave buxhetore, edhe pse të dhënat e publikuara së fundmi nga ministria e Financave, tregonin qartazi se përgjegjëse për “gropën” e krijuar në buxhet për shkak të mosrealizimit të planit, është Drejtoria e Doganave.

 



12 Comments

  1. “Jo kshu eshte pidhë sëme”…..hajde tja bejme qefin karit se paska qene komplet out. Nejse evropa duhet te pervesh menget fort, po fort fare ama.

    1. Me te qeshme me te ngjeshme, se demet qe jane bere popullit vetem ky dhe enveri ja kane bere. Dhe e bukura eshte se ska me kthim mbrapa. Mire e the evropa duhet te pervesh menget mire se deshtoje tek detyra e vetme qe duhet te bente. Tani i bie prap taksirati popullit ? Jo re jo na iku jeta si skllav ska me kuptim as puna ne kete pike…ose te zbrazin xhepat mire e mire, po veshtire me kete komuniste qe zgjidhi kryekomunistja ( qe do marri dhe medalje nderi tani para se te largohet ). Qelbesirat nuk ndryshuan njehere.

  2. Ky kryeM…… as nuk duhet pare ,as nuk duhet degjuar ,as nuk duhet shikuar spese ne cdo moment shqipetaret i ben per budallenj ,eshte krye mashtrus boteror ,me perjashtim te poshtersise ,krimit hajduterise ,rrugaceris,imoralitetit nuk ka tjeter gje ne personalitetin e tije

  3. Njeriu duhet te kete probleme serioze me trurin qe tu besoje mashtrimeve bajate te ketij palacoje qe nje popull i dalldisur si yni, e zgjodhi kryeminister…

  4. Bravo z.kryeminister!Fute me ne fund shtetin ne binare se ishin mesuar rrumpalle me Berishen ku ligjin e bente i forti me tesere te PDse dhe kush mbante nje flamur te PeDese mund te zaptonte dete,mund te ndertonte ku ti donte qefi dhe nuk paguanin asnje lloj takse apo detyrimi ne shtet,rrumpalla vdiq,nuk ka ma qofte ke daja…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *