• |
ide | kryesore

Rokada me Cancellon/ Danilo kryen testet mjeksore tek Juve

Sport



Mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt, Danilo, përfundoi testet mjekësore në Torino, para  transferimit perfundimtar te Juventus.

Danilo arriti në Torino të martën në mbrëmje, ndërsa sot ndodhet në qendrën mjekësore të Juventusit.

Pastaj, ai do të stërvitet me skuadrën e tij të re për herë të parë, para se ta nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me bardhezinjtë. Kjo kontratë besohet se ka vlerë prej katër milionë eurosh në vit, plus bonuse.

Juventusi  e mori brazilianin në shkëmbim të Joao Cancelos, ndonese Manchester City po i paguan edhe 30 milionë euro shtesë për Cancelon.

Danilo e ka filluar karrierën e tij në Brazil, ndërsa për herë të parë doli në Evropë në vitin 2011, kur iu bashkua klubit portugez, Portos. Në vitin 2015, ai u shit në Real Madrid për 31 milionë euro.

Megjithatë, karriera e tij te “Los Blancos” nuk zgjati dhe pas vetëm dy sezonesh, madrilenët e shitën atë te Manchester City për 30 milionë euro. Historia e njëjtë është përsëritur edhe tani, pasi që braziliani po shitet pas dy vjetësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *