• |
ide | kryesore

Rrotacioni në Kamëz/ Priten tensione, Mziu nuk e lëshon Bashkinë: Jo komunizmit, jo votimeve moniste!

Lajme, Të fundit



Ka nisur konstituimi i Këshillit bashkiak të Kamzës, nderkohë që pritet edhe betimi i kryetarit të ri të zgjedhur të kësaj njësie vendore, Rakip Suli, kandidatit të Partisë Socialiste që u shpall fitues në zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit.

Sikurse u bë e ditur edhe nga një deklaratë për shtyp e ditës së djeshme të Partisë Demokratike, mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Kamzës e ka thirrur prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, që do të kallëzohet nga demokratët

 Ndërkaq, kryebashkiaku ende në detyrë, Xhelal Mziu, ka ftuar qytetarët përmes një thirrjeje të shpërndarë në rrjetet e tij sociale që të bashkohen në shenjë rezistence përpara godinës së Bashkisë. “Jo komunizmit, krimit, korrupsionit, votimeve moniste, jo 6%!”,- shkruan Mziu.

Për të shmangur përplasjen mes përkrahësve të PD-së dhe përfaqësuesve socialistë, betimi i Sulit pritet të bëhet në godinën e prefektes së Tiranës, që sipas demokratëve është tërësisht në shkelje të ligjit.

Ngjashëm, në Bashkinë e Shkodrës pritet që të ketë qendresë, ku Voltana Ademi ka deklaruar se qyteti “nuk do t’u jepet bandave”.

 



3 Comments

  1. Ik o Zhilal hap krahun se nuk ta ka lena baba bashkine dhe shyqyr qe me ne fund do drejtoje dikush qe ka nje vizion tjeter per zhvillimin se ka kaq vjet nen drejtimin e PDse qe Kamza vjen era shellire dhe te mbysin plehrat dhe injoranca…

  2. Sjam kunder teorise qe Xhilali te hape krahun por vetem kur nuk e voton elektorati dhe jo sepse ashtu vendos nje njeri i vetem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *