• |
ide | kryesore

SHBA kritikon Kinën për manipulim të juanit

Arkiva, Planet



SHBA-ja akuzoi zyrtarisht Kinën për dobësimin e monedhës së saj, ndërkohë që ajo kaloi pragun simbolik prej 7 juanëve për një dollar, një veprim që ka rritur tensionet mes dy gjigantëve ekonomikë si edhe nervozizmin e tregjeve.

“‘Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, nën urdhërin e presidentit amerikan, Donald Trump, arriti në përfundimin se Kina kishte manipuluar monedhën e saj”, theksoi Departamenti amerikan i Thesarit në një komunikatë.

Duke rezultuar nga ky përcaktim, që Kina ka manipuluar monedhën e saj, sekretari Mnuchin do të diskutojë me Fondin Monetar Ndërkombëtar për eliminimin e avantazhit konkurrues, krijuar nga vendimet e fundit kineze”, vijon komunikata.

Vendimi i marrë nga Pekini për të lejuar uljen e konsiderueshme të monedhës së saj ka shkaktuar një stuhi në tregjet financiare në mbarë botën.

Ai sinjalizon në fakt një përshkallëzim tjetër në luftën tregtare shkaktuar nga tarifat doganore ndëshkuese të vendosura një vit më parë, për të bindur Pekinin të negocionte një marrëveshje tregtare që reduktonte deficitin dhe praktikat e gjykuara të padrejta nga presidenti amerikan, Donald Trump.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *