• |
ide | kryesore

SHISH mijëra informacione sekrete për 2018-n, mes tyre të dhëna për Metën, Ramën dhe Ruçin

Lajme, Të fundit



Shërbimi Informativ Shtetëror ka bërë të ditur se Shqipëria mbetet e kërcënuar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, si aktivitete kryesore potenciale që mund të kenë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Në raportin e tij të parë publik për vitin 2018, SHISH-i informon se lufta kundër fenomenit të krimit të organizuar është në fokusin e punës së përditshme të agjencive ligjzbatuese.

SHISH-i vlerëson se, struktura të tilla kriminale janë agresive dhe kanë prirje për zgjerim. Goditja dhe ndjekja e kësaj veprimtarie kriminale është shoqëruar me evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive dhe të parave të gjeneruara në rrugë të jashtëligjshme. Kërcënim të sigurisë kombëtare përbën edhe terrorizmi. Megjithatë, vlerësohet se kthimet masive të luftëtarëve të huaj terroristë (LHT), nuk janë të pritshme në terma afatshkurtër.

Për 2018-ën, SHISH-i ka prodhuar në total 3601 informacione për klientët brenda e jashtë vendit. Për klientët brenda vendit, produkti informativ i SHISH-it ka shërbyer për informimin e institucioneve të larta të shtetit me: – 521 informacione për Presidentin e Republikës, Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Kuvendit. – 302 informacione për ministritë e linjës, 1099 me destinacion Agjencitë e hetimit dhe të zbatimit të ligjit.

 

 



6 Comments

  1. M’fal ku eshte lajmi ketu? A eshte sherbim sekret? Ate pune ka, te japi infirmacione sekrete dhe te shoh se cila nga gjerat qe ndodh sot do e demtoj shoqerine ne te ardhmen! Qe po ikin njerzit nga syte kembet i ben pershtypje Sherbimit?!

  2. Dhe me e bukura, qe informacionet shkojne edhe ne greqi, etj. I gjeni dot vrasesit e punonjesve tuaj. Jo. E pse na e cani karin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *