• |
ide | kryesore

Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, KED nis intervistimin e kandidatëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka njoftuar se do të nisë intervistat me kandidatët e përzgjedhur gjatë fazës së parë në garën për Gjykatën Kushtetuese si dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Përmes një njoftimi të shpërndarë në faqen zyrtare, KED-ja tregon edhe rendin e ditës, i cili do të diskutohet gjatë mbledhjes së ditës së sotme.

Institucioni do të nisë punën me renditjen e pikëzimit dhe intervistimin e kandidatëve. Mes këtyre të fundit, i pari që do të dalë para Këshillit, është prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, që garon për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe Kuvendi.

Rendi i ditës:

Në kushtet kur është përmbyllur procedura e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore për kandidim për të gjithë kandidatët në të gjitha vendet vakante, në zbatim të nenit 233, 239 dhe 240 të ligjit nr. 115/2016, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 07.08.2019, ora 09.00, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

  1. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
  2. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
  3. Përcaktimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
  4. Miratimi i ekspertëve të gjuhëve të huaja në funksion të realizimit të intervistave me kandidatët e lejuar.
  5. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës dhe zhvillimi i intervistës, sipas ligjit, me kandidatin Besnik Muçi, i kandiduar për vende vakante në në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *